Vëzhgues i mprehtë i natyrës njerëzore dhe tregimtar i absurditetit, nobelisti Luigji Pirandelo ishte një nga autorët më të famshëm dhe më të suksesshëm të shekullit të 20-të. Vepra e tij e sjell kontradiktën e shpirtit njerëzor në kufirin midis realitetit dhe imagjinatës.

Në krijimet e tij letrare personazhet humbasin në një ekzistencë të trishtuar, deri aty sa sot pjesët e tij teatrale konsiderohen si pararendëse të teatrit të absurdit. Dramaturgu shkruante nën ndikimin e impulseve të befta, duke ia nënshtruar një reflektimi syçelët: e linte veten të kridhej në botën e fantazisë, por e disiplinonte atë në një përmbajtje të atillë, sa i detyronte personazhet e ardhshëm të shpallnin publikisht atë çfarë rrinte fshehur edhe në zgëqet më të mistershme në skutat e shtëpisë, apo në ndërgjegjen e tyre, që shfaqeshin për të dhënë drejtësi për të tjerët apo edhe për vete. Poet lirik, i kufizuar nga prirja ndaj moralit dhe mençurisë ataviste melankolike, fryt i traditës siciliane, para se të shfaqte një shpirt të mprehtë dhe inatçor; një rrëfyes i pashtershëm, i reduktoi në forma të përgjithshme karakteret e tij, të cilët, të përfshirë nga frymëzimi epik, shkonin verbërisht, por me vetëbesim, për të përmbushur ngjarjet e panumërta të jetës.

Disa aforizma:

A e dini se ç’do të thotë të duash njerëzimin? Do të thotë: të jemi të lumtur me veten. Kur dikush është i lumtur me veten, ai e do njerëzimin.

Sytë janë pasqyra e shpirtit… fshihi të tutë, nëse nuk do që unë të të zbuloj sekretet.

Do të mësoni në rrugën e vështirë, se në rrugëtimin e gjatë të jetës do të hasni shumë maska dhe pak fytyra.

Dhe dashuria shikoi kohën dhe qeshi, sepse e dinte se nuk kishte nevojë për të.

Jeta ose jetohet ose shkruhet, nuk e kam jetuar kurrë, veç duke e shkruar.

Jeta është plot me absurditet të çuditshme, të cilat çuditërisht nuk kanë nevojë të duken të besueshme, pasi janë të vërteta.

Kur të mos kesh më një ideal, do të jesh një zog pa fole.