Shkrimtari, poeti dhe dramaturgu irlandez Oskar Uajlld nuk botoi kurrë një koleksion aforizmash, megjithëse fjalitë për jetën dhe të vërtetën përfaqësojnë shprehjen e mendimit dhe shkrimit të tij lidhur me rrymën e estetizmit. Ai mishëroi figurën e pjesëtarit të shoqërisë së lartë, një njeri elegant dhe i rafinuar që e jetoi jetën si një vepër arti, duke kërkuar kënaqësi dhe duke tronditur njerëzit me deklarata skandaloze. Veprat e tij përfshi “Portreti i Dorian Grejit”, “Princi i lumtur” etj. konsiderohen si kryevepra të shekullit XIX. Thëniet e tij herë paradoksale dhe ironike, herë cinike dhe të hidhura, për dashurinë, për marrëdhënien burrë-grua, për miqësinë, për jetën në përgjithësi, janë ndër rreshtat më të mirë për t’u përdorur në një fjalim efektiv. Aforizmat e Uajlldit duhen lexuar në momentet kur duhet të ruajmë shkëputjen dhe humorin përballë zhgënjimeve apo trishtimit, në dashuri dhe më gjerë. Janë fraza universale dhe ende aktuale, që na bëjnë të mendojmë.

Njeriu duhet të jetë gjithmonë i dashuruar. Ja pse nuk duhet të martoheni kurrë!
Mbaje dashurinë në zemër.
Një jetë pa dashuri është si një kopsht pa diell, ku lulet janë tharë.
Vetëdija për të dashuruar dhe për të qenë të dashuruar sjell një ngrohtësi dhe pasuri në jetë, që s’mund ta sjellë asgjë tjetër.
I vetmi ndryshim midis një flirti dhe dashurisë së përjetshme është se flirti zgjat më shumë.
Femrat janë krijuar për t’u dashur, jo për t’u kuptuar.
Të duash veten është fillimi i një idili që zgjat gjithë jetën.
Një puthje shkurton distancën midis miqësisë dhe dashurisë.
Zemra është bërë për t’u thyer.
Çdokush mund të simpatizojë dhimbjen e një miku, por vetëm një shpirt fisnik mund të simpatizojë suksesin e një miku.
Të gjithë kemi nevojë për miq ndonjëherë.
Një mik është dikush që ju njeh shumë mirë dhe, pavarësisht kësaj, vazhdon të shoqërohet me ju.
Nuk mund të ketë miqësi midis burrave dhe grave. Mund të ketë pasion, armiqësi, adhurim, dashuri, por jo miqësi.
E qeshura nuk është një mënyrë e keqe për të filluar një miqësi dhe është padyshim mënyra më e mirë për t’i dhënë fund asaj.
Miqësia është shumë më tragjike se dashuria, ajo zgjat shumë më gjatë.
Jeta është një zhgënjim i madh.
Burrat martohen nga lodhja, gratë nga kurioziteti: të dy janë të zhgënjyer.
Sekreti i jetës është të vlerësosh kënaqësinë e të qenit jashtëzakonisht i zhgënjyer.
Lumturia nuk është të kesh atë që dëshiron, por të duash atë që ke.
Me lirinë, librat, lulet dhe hënën, kush nuk mund të ishte i lumtur?
Disa sjellin lumturi kudo që shkojnë, të tjerët vetëm kur largohen.
Jeta është shumë e shkurtër për ta shkuar dëm, duke bërë realitet ëndrrat e njerëzve të tjerë.
Shpirti lind plak dhe bëhet i ri: kjo është komedia e jetës. Trupi lind i ri dhe plaket: kjo është tragjedia e jetës.
Më mirë të jesh protagonist i tragjedisë tënde, sesa spektator i jetës tënde.
Të jetosh është gjëja më e rrallë në botë. Shumica e njerëzve nuk bëjnë gjë tjetër veçse ekzistojnë.
Ëndërro sikur do të jetosh përgjithmonë; jeto sikur do të vdisje sot.
Duke i dhënë qëllim jetës sonë, ne dobësojmë kapacitetin e saj emocional. Nëse jeta jonë ka një qëllim, ne jetojmë për një minutë, për një ditë, për një vit, në vend që të jetojmë për çdo minutë, për çdo ditë, për çdo vit. Fazat e ndryshme të jetës përbëjnë bukurinë e saj. Të jetosh secilën nga ato faza, do të thotë të jetosh intensivisht.
Humbja e jetës gjendet në dashurinë që nuk kemi mundur të japim, në fuqinë që nuk kemi mundur ta përdorim, në maturinë egoiste që na ka penguar të rrezikojmë dhe që, duke shmangur zhgënjimin, ka bërë të na mungojë lumturia.
Nëse doni t’u tregoni njerëzve të vërtetën, bëjini të qeshin, përndryshe ata do t’iu vrasin.