Mjeshtri i zenit Thich Nhat Hanh ka qenë një udhëheqës global shpirtëror, poet dhe aktivist paqeje, i njohur për mësimet e tij të fuqishme dhe shkrimet më të shitura mbi vëmendjen dhe paqen. Dr. Martin Luter King e quajti “një Apostull i paqes dhe jodhunës” kur e nominoi për çmimin “Nobel” për paqen.
Heshtja është diçka që buron nga zemra, dhe jo nga jashtë. Nëse jeni vërtet të heshtur nga brenda, atëherë pavarësisht se ku e gjeni veten, mund të shijoni heshtjen. Heshtja nuk do të thotë që nuk flasim apo bëjmë gjëra. Heshtja do të thotë se ka një heshtje të brendshme, mendja jonë nuk është e shqetësuar – nuk ka të folur, nuk ka zhaurimë në brendësi.

Kur një person tjetër ju bën të vuani, ndodh ngaqë ai vuan thellë brenda vetes dhe vuajtja e tij po përhapet. Ai nuk ka nevojë për ndëshkim, ai ka nevojë për ndihmë. Ky është mesazhi që ai po dërgon.
Njerëzit e kanë të vështirë të heqin dorë nga vuajtjet e tyre. Nga frika e së panjohurës, ata preferojnë vuajtjet që janë familjare.
Ndjenjat vijnë dhe shkojnë si retë në një qiell me erë. Frymëmarrja e ndërgjegjshme është spiranca ime.
Shpresa është e rëndësishme, sepse mund ta bëjë momentin aktual më pak të vështirë. Nëse besojmë se e nesërmja do të jetë më mirë, sot mund të përballojmë një vështirësi.”
Vuajtja nuk mjafton. Jeta është edhe e tmerrshme, edhe e mrekullueshme… Si mund të buzëqesh kur jam i mbushur me kaq shumë pikëllim? Është e natyrshme – duhet të buzëqeshni për pikëllimin tuaj, sepse jeni më shumë se pikëllimi juaj.
Ndonjëherë gëzimi juaj është burimi i buzëqeshjes suaj, por ndonjëherë buzëqeshja juaj mund të jetë burimi i gëzimit tuaj.
Meditimi nuk është për t’ia mbathur nga shoqëria, por për t’u kthyer tek vetja dhe për të parë se çfarë po ndodh. Me t’u ndërgjegjësuar, duhet të veproni. Me vetëdije ne e dimë se çfarë të bëjmë dhe çfarë jo për të ndihmuar.