“Nderi i humbur i Katerina Blumit” është një roman i fuqishëm dhe mendimtar i shkruar nga nobelisti Hajnrih Bël. Tema është dramatike, por struktura e ndërtuar nga autori është e lehtë, plot simpati për personazhin dhe ironizues. Një histori histerie dhe abuzimi me pushtetin. Edhe pse i vendosur në botën paradigjitale të viteve 1970, libri mbetet aktual pasi tregon historinë e tij të gënjeshtrave, tradhtisë dhe përndjekjes nga media. Historia e të resë Katerina Blum është paraqitur si një raport faktik, i matur dhe i tërhequr në gjuhën e tij. Letërsia e Bëlit fokusohet shpesh tek gjithë aspektet e hipokrizisë, nisur nga hipokrizia sociale, deri tek hipokrizia më intime dhe personale. Një nga shkrimtarët gjermanë më të rëndësishëm të shekullit të 20-të, i njohur për romanet, tregimet dhe esetë, që eksploronin çështje të luftës, moralit dhe shoqërisë gjermane të pasluftës.

“Të kapesh pas të shkuarës është hipokrizi, sepse askush nuk i njeh çastet nga e cila përbëhet një jetë”, frazë që ofron një reflektim të thellë midis të shkuarës dhe të tashmes. Bël, me ndjeshmërinë dhe aftësitë e tij të mprehta për vëzhgim, në mënyrë që të rishqyrtojmë tendencën tonë për të idealizuar ose demonizuar të kaluarën, sugjeron se ky qëndrim është në fakt një formë hipokrizie. Pra, e kaluara shpesh shihet si një seri ngjarjesh të ndryshme dhe të pandryshueshme. Gjithsesi jeta përbëhet nga momente unike dhe të papërsëritshme, secila prej tyre kontribuon në formësimin e përvojës njerëzore. Ai na kujton se është e pamundur të dimë çdo moment të ekzistencës sonë apo të të tjerëve, pasi shumë prej tyre kalojnë pa u vënë re ose harrohen. Ky ndërgjegjësim duhet të na inkurajojë të jetojmë të tashmen, duke vlerësuar çdo moment për atë që është, pa u fiksuar pas asaj që ka qenë. Të lidhurit pas së kaluarës nuk është vetëm një iluzion, por përfaqëson një mënyrë për të shmangur të tashmen dhe mundësitë e saj. Njohja se nuk mund t’i njohim kurrë plotësisht momentet që përbëjnë një jetë, na çliron nga iluzioni i një të kaluare të përsosur dhe na fton të ndërtojmë një të tashme të pasur dhe kuptimplote. Krijimtaria e tij vazhdoi të eksploronte tema si morali, feja, drejtësia sociale dhe pasojat e nazizmit. Hajnrih Bël vdiq më 16 korrik 1985 në Kreuzau, Gjermani.

Të gjithë duan të kenë, por askush nuk dëshiron të jetë.

Njerëzit besojnë më shumë sesa duhet.

Çdo deklaratë e bërë nga Katerina Blumi ishte një përpjekje për të çliruar veten. Me t’u çliruar, shqetësimi i saj kryesor ishte të çlironte të tjerët.