“Vetmia prodhon origjinalitet, bukuri të guximshme dhe të rrezikshme – poezinë. Mirëpo, vetmia prodhon gjithashtu edhe perversitet, pabarazi, absurd dhe ndalime”.
Kryevepra me famë botërore u botua në prag të Luftës së Parë Botërore dhe tregon historinë e Gustav von Ashenbahut, shkrimtar i suksesshëm, por në moshë, i cili ndjek dëshirën endacake në Venecie, në kërkim të përmbushjes shpirtërore, mirëpo në vend të saj shkon drejt ndëshkimit erotik. Në qytetin e kalbur, i rrethuar nga një epidemi pa emër, ai fiksohet pas një djaloshi polak, Taxios. Kulmi i kësaj tragjedie fisnike arrin kur Ashenbahu, pavarësisht përkeqësimit të shëndetit për shkak të shpërthimit të kolerës, vazhdon të ndjekë Taxion dhe familjen e tij nëpër qytet. Edhe pse shëndeti i Ashenbahut përkeqësohet, pamja e Taxios e ringjall atë, duke ia përforcuar obsesionin shkatërrues.

Man ishte romancieri i mirënjohur gjerman i shekullit të 20-të dhe deri në fund të jetës veprat e tij kishin fituar statusin e klasikëve brenda dhe jashtë Gjermanisë. Romanet e strukturuara me hollësi dhe tregimet e shkurtra përbëjnë një hetim të vazhdueshëm dhe imagjinar në natyrën e kulturës borgjeze të Perëndimit, ku një ndërgjegjësim i bezdisshëm i pasigurisë së saj dhe shpërbërjes së kërcënuar balancohet nga një vlerësim dhe shqetësim i butë për arritjet shpirtërore. Rreth kësaj teme qendrore grumbullohen një sërë problemesh të lidhura që përsëriten në forma të ndryshme: raporti i mendimit me realitetin dhe i artistit me shoqërinë, kompleksiteti i realitetit dhe i kohës, joshjet e spiritualitetit, erosit dhe vdekjes. Përfshirja imagjinative dhe praktike e Man në katastrofat sociale dhe politike të kohës i dha atij njohur që e bëjnë krijimtarinë e autorit të pasur dhe të larmishme.

Esetë e përpunuara mirë, veçanërisht ato për Tolstoin, Gëten, Frojdin dhe Niçen, regjistrojnë betejat intelektuale, përmes të cilave ai arriti përkushtimin etik që formëson veprat kryesore imagjinative. Stili i Man është i mirëpërpunuar dhe plot burime, plot humor, ironi dhe qesëndi; kompozimi është delikat dhe i shtresëzuar, me një nivel realizmi brilant, i cili arrin gjithsesi në nivele më të thella të simbolizmit. Nobelisti ishte i vetëdijshëm, se thjeshtësia dhe ndjenja i nënshtrohen manipulimit nga fuqitë ideologjike dhe politike, kësisoj hera-herës sofistikimi i përpunuar i veprave nuk mund t’i fshehë lexuesit të mprehtë dëshirën e pasionuar dhe të butë për njerëzimin.
Në breg ai qëndroi me kokën ulur, me majën e këmbës duke vizatuar figura në rërën e lagur, pastaj përparoi në ujin e cekët, i cili në pikën më të thellë nuk i arrinte gjunjët, e kaloi lehtë dhe arriti në breg të rërës. Këtu ndaloi për një çast, fytyra e tij u kthye drejt detit, pastaj filloi të ecte ngadalë përgjatë brezit të hollë dhe të gjatë të tokës së hapur në të majtë. I izoluar nga bregu nga një shtrirje e madhe deti, i izoluar nga shokët e tij me një valë krenarie, ai endej atje, një pamje e largët dhe e palidhur, në det dhe në erë, në sfondin e mjegullt të pakufishëm në qiell.
…

Një ditë, tek ndiqte këmba-këmbës bukuroshin Taxio, u fut thellë në labirintin e rrugëve dhe rrugicave të qytetit të sëmurë. Pasi humbi orientimin, meqenëse gjithçka në këtë labirint: rrugët, kanalet, urat, sheshet e vogla, ishte aq e ngjashme, sa nuk njihej, pa e kuptuar mirë, madje ku binte lindja e ku perëndimi, i merakosur vetëm për një gjë – si të mos i humbte nga sytë i dashuri që po ndiqte – dhe, për më tepër, i detyruar të tregonte një kujdes të turpshëm, herë duke u ngjeshur pas ndonjë muri, herë duke u fshehur pas shpinës së kalimtarëve, ai kish goxha kohë që s’po e pikaste lodhjen ekstreme, ku ia kishte cytur trupin dhe shpirtin tendosja e pareshtur e ndjenjës.
Lexoni librin e plotë duke klikuar këtu