Një video e rëndë vjen nga Brazili, ku një personazh i njohur në rrjetet sociale është vrarë në mes të ditës me breshëri plumbash. Influenceri Evandro Luiz Prudente, i njohur në mediat sociale si “Sheiku i Basteve” për shkak të përfshirjes së tij në bastet sportive, u vra brutalisht brenda një palestre në Brazil.
Pamjet e kamerave të sigurisë nga palestra në Sao Paulo tregojnë 33-vjeçarin, me origjinë nga Porto Alegre, të ulur në sallën e pritjes. Në një moment, një burrë i veshur me rroba të zeza dhe doreza hyn në palestër dhe e qëllon Purdenten disa herë nga afër me një pistoletë.
Përveç aktivitetit të tij në mediat sociale, 33-vjeçari ishte i përfshirë edhe në shitjen e automjeteve në internet, ndërsa policia po heton edhe mundësinë që ai të ishte fajdexhi.
Autoritetet arrestuan tre të dyshuar në shtetin e Rio de Janeiros, megjithëse gjatë arrestimeve nuk u gjetën armë në posedim të tyre. Motoçikleta e përdorur në arratisje u gjet e braktisur pranë palestrës, duke treguar se autorët e kishin planifikuar me kujdes arratisjen e tyre.
Policia që po heton rastin po heton nëse Prudente ishte nën vëzhgim para vrasjes dhe nëse sulmi vrasës është i lidhur me kërcënime të mëparshme. Informacioni që po hetohet tregon se 33-vjeçari ishte zhvendosur në São Paulo pasi kishte marrë kërcënime në Rio Grande do Sul, pasi kishte një precedent penal për vrasje dhe trafik droge. Megjithatë, gruaja e tij pretendoi se nuk kishte marrë kërcënime kohët e fundit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/