TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë protestuesit që u arrestuan disa ditë më parë, pas rrethimit të kryeministrisë. Gjykata e ka cilësuar arrestimin të paligjshëm, duke i lënë të gjithë aktivistët të lirë. Policia i referoi ata për kundërshtim të punonjësit të policisë, prishje të qetësisë publike, pengim të qarkullimit dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme.
Përballë gjykatës, gjatë zhvillimit të seancës, u grumbulluan protestues të cilët shkuan në mbështetje të personave të arrestuar.
Gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të qytetarëve, ndërsa organizatorët bëjnë thirrjen e përditshme ‘edhe më shumë’ për protestën e mbrëmjes.
Emrat e 14 qytetarëve që u arrestuan në mënyrë të paligjshme, sipas Gjykatës së Tiranës
Dritan Goxhaj
Junik Matoshi
Edison Lika
Erlind Almeta
Sokol Bushi
Lulzim Gjini
Valtion Shameti
Florian Manarkolli
Desiderjo Alimucaj
Bora Mitrovica
Arvina Lleshi
Ylli Brahaj
Arben Kola
Aumiraldi Dalliu.
/SHEKULLI
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/