×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Mali i Zi hoqi imunitetin për qeverinë dhe presidentin, Bardhi: Kujtoni rastin Balluku, Shqipëria po mbahet peng nga Edi Rama

Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar unanimisht propozimin për ndryshimin e Kushtetutës, i cili ndër të tjera parashikon heqjen e imunitetit për presidentin dhe anëtarët e qeverisë në rastet e veprave penale, përfshirë veprat korruptive.

Për propozimin votuan të gjithë 66 deputetët e pranishëm, duke siguruar shumicën prej dy të tretash të nevojshme për nisjen e procedurës së ndryshimit të Kushtetutës, duke qenë një hap më pranë Bashkimit Evropian.

Deputetët miratuan gjithashtu unanimisht propozimin e Komisionit Kushtetues që brenda katër ditësh të përcaktohet teksti i draft-amendamenteve kushtetuese.

Sipas arsyetimit të propozimit, veprat penale kundër detyrës zyrtare, si keqpërdorimi i pozitës zyrtare, marrja dhe dhënia e ryshfetit dhe vepra të tjera të ngjashme, cenojnë drejtpërdrejt integritetin e pushtetit publik, besimin e qytetarëve në institucione dhe parimet themelore të rendit kushtetues.

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe deputeti i Forumit Shqiptar, Nikola Camaj, e mbështeti nismën, duke theksuar se funksioni publik nuk duhet të shërbejë si mburojë për keqpërdorime.

“Përgjegjësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë, pavarësisht se cilin funksion e ushtrojnë”, tha Camaj, duke shtuar se politika duhet të jetë në shërbim të interesit publik dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Lidhur me këto zhvillime në Malin e Zi, reagoi Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Bardhi shprehet se ndryshe nga Mali i Zi, në Shqipëri ka ndodhur ekzaktësisht e kundërta.

‘’Kur SPAK kërkoi pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, Edi Rama propozoi një mbrojtje tjetër shtesë nga drejtësia për veten dhe ministrat, ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, në mënyrë që SPAK-u të mos ketë asnjë mundësi të kërkojë dhe gjykata asnjë mundësi të pezullojë nga detyra Kryeministrin, ministrat dhe funksionarë të tjerë të lartë gjatë procedimit penal.

Dhe nuk i mbaroi këtu aktet kundër integrimit europian të vendit. Refuzoi me votë në Parlament heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke nxitur vendosjen e kushteve të reja nga Brukseli për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Sot, trajtimi i çështjes së imunitetit nga Parlamenti përbën një nga kushtet kyçe për mbylljen e negociatave’’, thotë ai në një reagim.

Sipas Bardhit, dallimi mes Kryeministrit të Europës në Mal të Zi dhe Kryeministrit të Korrupsionit në Shqipëri është si dita me natën. Njëri i jep çdo liri drejtësisë për të hetuar korrupsionin, tjetri i vendos pengesa ligjore.

“Por Shqipëria nuk ka pse të mbahet më peng nga halli personal i Edi Ramës dhe nevoja e tij për t’u mbrojtur nga drejtësia. Shqipëria nuk ka pse të paguajë për hallin personal të Edi Ramës me të ardhmen e saj europiane. Sot, interesi i vendit është të ecë përpara. Dhe për këtë, Edi Rama duhet të largohet”, përfundon Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Publikuar më 06.09.2026
“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 1...

“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 100-të, që kur qytetarët zbritën në shesh. Tubimet që nisën si kundërshtim për projektin e planifikuar për tu ndërtuar në zonën e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit, shumë shpejt u kthyen në protesta të mëdha, kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama por edhe të gjithë klasës politike. […]

Lexo më shumë

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Publikuar më 06.09.2026
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pa...

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pas zjarreve që goditën qytetin në jug të vendit. Tavo ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë qytetarëve, të cilëve iu dogjën banesat apo tokat gjatë zjarrit katastrofik, dy ditë më parë. Tavo tha se ekipet po evidentojnë dëmet dhe po qëndrojnë pranë […]

Lexo më shumë

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

Publikuar më 06.09.2026
Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një takim me shqiptarët në New Jersey. Berisha është ndalur të flasë edhe për shpalljen “non grata” nga DASH 5 vite më parë, duke thënë se sanksionet erdhën pas mashtrimit të krijuar nga ekstremi i majtë. Ai shtoi se sot ata janë […]

Lexo më shumë

“Talent i madh politik por nuk e mbajti dot peshën e pushtetit”/ Ja për kë i thotë këto fjalë Edi Rama

“Talent i madh politik por nuk e mbajti dot peshën e pushtetit”/ Ja për kë i thotë këto fjalë Edi Rama

Publikuar më 06.09.2026
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot rinisjen e podkastit “Flas...

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot rinisjen e podkastit “Flasim”, ku në episodin e parë u shfaq përballë gazetares Rudina Xhunga. Aju e pyet mes të tjerash edhe për Ilir Metën, të cilin Rama e përshkruan si një “talent politik”. Megjithatë, Rama shton se Meta nuk e mbajti dot peshën e pushtetit dhe u shndërrua në […]

Lexo më shumë

Ngërçi me pagat e magjistratëve, reagon Rama: Vetë Gjykata Kushtetuese po pret parlamentin! Çdo koment tjetër është humbje kohe

Ngërçi me pagat e magjistratëve, reagon Rama: Vetë Gjykata Kushtetuese po pret parlamentin! Çdo koment tjetër është humbje kohe

Publikuar më 06.09.2026
Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me ngërçin e krijuar ...

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me ngërçin e krijuar për pagat e gjyqtarëve në vend. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shprehet se secili institucion duhet të jetë në vendi ne vet. Teksa ndaj një video ku paraqitet një pjesë e konferencës së ministrit të Drejtësisë, Rama thotë se vetë Gjykata Kushtetuese është […]

Lexo më shumë

“Pasardhësi duhet të të vrasë”/ Rama flet për largimin nga politika: Do shpëtoni nga unë në momentin që do kaloj atë prag

“Pasardhësi duhet të të vrasë”/ Rama flet për largimin nga politika: Do shpëtoni nga unë në momentin që do kaloj atë prag

Publikuar më 06.09.2026
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se së sh...

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se së shpejti pritet të rikthehet podkasti i tij “Flasim”. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një përmbledhje të shkurtër nga episodi i parë i sezonit të ri, ku ai do të jetë përballë pyetjeve të Rudina Xhungës. Në video, Rama flet për aktualitetin […]

Lexo më shumë

Himara nën flakë, “zhduket” Vangjel Tavo, kryebashkiaku mungoi edhe gjatë vizitës së Ramës

Himara nën flakë, “zhduket” Vangjel Tavo, kryebashkiaku mungoi edhe gjatë vizitës së Ramës

Publikuar më 05.09.2026
Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot nga pranë qytetin e Hi...

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot nga pranë qytetin e Himarës, i cili dje u përfshi nga një zjarr masiv që la pas shtatë banesa të djegura dhe një sipërfaqe të madhe me ullishte të shkretuar. I shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe zyrtarë […]

Lexo më shumë

‘’Ç’nuk na vret na bën më t’fortë’’, Rama viziton zonat e prekura nga zjarret në Himarë (VIDEO)

‘’Ç’nuk na vret na bën më t’fortë’’, Rama viziton zonat e prekura nga zjarret në Himarë (VIDEO)

Publikuar më 05.09.2026
Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, e ci...

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, e cila dje u përfshi nga një zjarr masiv që la pas shtatë banesa të djegura dhe një sipërfaqe të madhe me ullishte të shkretuar. I shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe zyrtarë të tjerë, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda