Media amerikane “Politike” i ka kushtuar një artikull situatës së krijuar në vendin tonë, me dhjetëra llogari Instagram-i të mbyllura, që u përkisnin kryesisht personave që mbështesin dhe janë të angazhuar me protestat që po zhvillohen prej disa muajsh.
Mes të tjerash, “Politico” raporton se ka kontaktuar edhe Jared Kushner, dhëndrin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një përgjigje, duke qenë se protestat nisën si kundërshtim për projektin që ai pritet të zhvillojë në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit.
“Politiko” raporton se ka komunikuar me një zëdhënës nga “SAZAN Coast”, kompania e lidhur me projektin e propozuar shqiptar, e cila deklaroi se Kushner nuk ka asnjë lidhje me këtë rast. Megjithatë, më tej, zëdhënësja shprehu se nuk është hapi që këto llogari janë mbyllur.
“Nuk jemi të befasuar që i shohim ata të ndërmarrin këtë veprim”– thuhej në deklaratë.
Më tej, përfaqësuesja e Kushner i cilëson protestat si një “fushatë të koordinuar dhe të fabrikuar të opozitës”.
“Meta dhe platformat e tjera kanë të drejtë të ndërmarrin veprime kundër lëvizjeve artificiale, të drejtuara nga robotët”- thuhej më tej.
“Politico” po ashtu ka kontaktuar edhe me kompaninë “Meta” për gjegjëse për “Instagram” e “Facebook”. Një zëdhënës i kompanisë është përgjigjur shkurtimisht, duke thënë se po shqyrtohen veprimet e ndërmarra kundër llogarive, por tashmë kanë rivendosur disa që janë hequr gabimisht.
Kompania shtoi: “Na vjen keq për shqetësimin e shkaktuar” dhe vuri në dukje se Instagram ka një proces apelimi në rastet kur njerëzit mendojnë se llogaritë e tyre janë bllokuar gabimisht.
Prej ditës së djeshme, shumë persona publikë që ishin të angazhuar në mbështetje dhe organizimin e protestave kanë raportuar se adresat e tyre në rrjetin social janë mbyllur. Mes tyre ishte dhe kreu i partisë opozitare “Partia Mundësia”, Agron Shehaj, i cili paralajmëroi se do merrte hapa ligjorë.
Në lidhje me këtë ngjarje ka ardhur edhe një reagim nga Demokratët Europianë, të cilët akuzojnë se qeveria Rama ndodhet pas gjithë këtyre veprimeve. Megjithatë, këto akuza morën dhe një reagim nga kryeministri Edi Rama. Ai e cilësoi një “turp” që një aludim i tillë ngrihet, pasi sipas tij, Shqipëria dhe qeveria nuk e ka kapacitetin për të ndërmarrë një sulm të tillë. Rama shtoi se më tej se këto sulme mund të jenë kryer nga të njëjtat burime që sipas tij organizojnë protestat, pa përmendur emra konkretë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/