×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

VIDEO/ Zjarr ‘’apokaliptik’’ në disa fshatra të Fierit, flakët avancojnë drejt Levanit. Digjen tre shtëpi dhe një magazinë…

Situata nga zjarri në disa fshatra të Fierit vijon të jetë kritike, ndërsa flakët kanë marrë përmasa të mëdha dhe po avancojnë në drejtim të Levanit.

Zjarri, i cili nisi mesditën e sotme në fshatin Vadhizë, është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta. Sipas banorëve, deri tani janë djegur tre banesa dhe një magazinë ku prodhoheshin koshere bletësh, ndërsa flakët i janë afruar edhe një biznesi.

Vatra e zjarrit ka përshkuar sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte, shkurre dhe pyje me pisha, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Gjatë pasdites, flakët iu afruan edhe zonës së Qafës së Koshovicës, ku u rrezikuan dy lokale pranë liqenit. Një prej lokaleve dhe një banesë e pabanuar janë përfshirë nga zjarri.

Për shkak të përhapjes së vatrave, në operacion është angazhuar edhe ndërhyrja nga ajri. Dy helikopterë kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për neutralizimin e vatrave më problematike.

Situata është rënduar edhe nga përhapja e flakëve në drejtim të rrugës nacionale Fier–Levan. Për shkak të rrezikut dhe tymit të dendur, Policia ka bllokuar përkohësisht qarkullimin në këtë aks.

Ndërkohë, zjarri ka vijuar të avancojë drejt fshatit Peshtan i Vogël, duke përfshirë edhe sipërfaqe me pyje të dendura.

Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë për banesat, ka nisur edhe evakuimi i banorëve. Rreth 15 familje janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërsa forcat e Policisë vijojnë të monitorojnë situatën dhe të ndërhyjnë në zonat më të rrezikuara.

Në terren ndodhen forca të shumta zjarrfikëse nga Fieri, Mallakastra, Lushnja, Vlora dhe Berati, të mbështetura nga Policia dhe strukturat e tjera të emergjencave.

Ndërkohë, raportohen edhe vatra të tjera zjarri, duke e komplikuar më tej operacionin e shuarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Publikuar më 06.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, k...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, ku një person është gjetur i pajetë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Mitorvicë, ku viktima është identifikuar se është një 62-vjeçar. Ai është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija”. Rastin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e […]

Lexo më shumë

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Publikuar më 06.09.2026
“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 1...

“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 100-të, që kur qytetarët zbritën në shesh. Tubimet që nisën si kundërshtim për projektin e planifikuar për tu ndërtuar në zonën e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit, shumë shpejt u kthyen në protesta të mëdha, kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama por edhe të gjithë klasës politike. […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Publikuar më 06.09.2026
Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjar...

Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjarri raportohet në malin e Tërbunit. Flakët shihen se kanë përfshirë sipërfaqe prej rreth 3 mijë hektarësh, mbi fshatin Pezhvë, ndërsa vijojnë të përhapen për shkak se zona ka bimësi të dendur. Shërbimi zjarrfikës, i cili aktualisht po përballet edhe me vatra të […]

Lexo më shumë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Publikuar më 06.09.2026
Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar...

Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar në “Grida Duma Poskast”. Teksa foli për rastin më tronditës të cilin i është dashur të ndërmjetësojë, juristja tha se ngjarja vjen nga një familje shumë e pasur shqiptare dhe një çift shumë i njohur për publikun. Çobani shpjegoi se si çifti i njohur […]

Lexo më shumë

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Publikuar më 06.09.2026
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pa...

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pas zjarreve që goditën qytetin në jug të vendit. Tavo ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë qytetarëve, të cilëve iu dogjën banesat apo tokat gjatë zjarrit katastrofik, dy ditë më parë. Tavo tha se ekipet po evidentojnë dëmet dhe po qëndrojnë pranë […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Publikuar më 06.09.2026
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës ...

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës në Elbasan, duke u kthyer në rrezik për banesat. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë mobilizuar tre mjete dhe 12 efektivë për të vënë nën kontroll flakët. Për shkak të afërsisë me banesat, ndërhyrja është fokusuar në izolimin […]

Lexo më shumë

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

Publikuar më 06.09.2026
Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një takim me shqiptarët në New Jersey. Berisha është ndalur të flasë edhe për shpalljen “non grata” nga DASH 5 vite më parë, duke thënë se sanksionet erdhën pas mashtrimit të krijuar nga ekstremi i majtë. Ai shtoi se sot ata janë […]

Lexo më shumë

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

Publikuar më 06.09.2026
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sa...

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sarandë, i cili çoi në kapjen e 20 persona, mes tyre edhe 49-vjeçarin Altin Arapi, i njohur me pseudonimin “Boraqi”. Mësohet se shumë nga shpërndarësit vinin nga Tirana dhe Elbasani dhe shisnin drogë vetëm gjatë sezonit veror. Ata shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Ksamilit dhe […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda