×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Lamallari dhe Hita: Policia reagoi shpejt, po verifikohen pretendimet e të dyja palëve

Përplasja e ditës së djeshme në hotelin ‘Regina’ në Vlorë mes biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muça ka sjellë reagimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, si dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj.

Nga një aktivitet në Kukës, ministri Lamallari theksoi se, përtej çështjeve operacionale që i takojnë Policisë së Shtetit, e rëndësishme është që çdo ngjarje të ndiqet me reagim të shpejtë, hetim të plotë dhe vënie përpara përgjegjësisë të personave të përfshirë.

“Ajo çfarë është e rëndësishme, pa hyrë në çështje operacionale, që i takojnë Policisë së Shtetit, është reagimi i menjëhershëm, i shpejtë i Policisë së Shtetit. Siç e tha drejtori, edhe tani që po flasim vijojnë veprimet hetimore. Pati menjëherë persona të arrestuar, persona të cilët janë ende në kërkim dhe besoj do të gjenden dhe do të vihen para drejtësisë.

Policia e Shtetit mbetet në dispozicion të ligjit dhe të gjitha udhëzimeve të prokurorit të çështjes për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe, patjetër, për vënien para përgjegjësisë të autorëve të përfshirë në këtë situatë”, u shpreh Lamallari.

Duke iu referuar ngjarjes në Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, tha se forcat policore u angazhuan menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe se hetimi vijon në bashkëpunim me Prokurorinë.

“Ngjarja e Vlorës ishte një ngjarje që, në marrjen e njoftimit në momentin e parë, u angazhuan shumë shpejt forcat policore. U bë i mundur ndalimi dhe kapja në flagrancë e disa prej autorëve, të cilët u vunë menjëherë në masën e arrestit në flagrancë.

Vazhdoi hetimi për orë të tëra dhe, edhe në këto momente që jemi së bashku, vazhdojnë veprimet procedurale, edhe në bashkëpunim me prokurorinë.

Është një ngjarje që vërtet ka marrë vëmendje të madhe, por nga ana e Policisë, edhe në deklaratën e parë që u dha dje nga drejtori vendor, vazhdon verifikimi i pretendimeve të të gjitha palëve për kryerjen e veprimeve”, deklaroi Hita.

E gjithë përplasja mes dy biznesmenëve të njohur Muça dhe Bedinaj ka nisur në orën 11:30 të 3 shtatorit, kur Luan Muça mbërriti me të paktën 7 makina dhe mbi 10 persona të armatosur në ‘Regina Palm’. Edhe 24 orë më pas mbetet një mister arsyeja e vërtetë e përplasjes.

Versioni i konfliktit pronësor dyshohet se mbështetet mbi një investim strategjik të kompanisë Delta Group për një resort gjigand në bregdetin mes Drimadhesit dhe Palasës, për truallin e të cilit dyshohet se të dyja palët pretendojnë se kanë letra të rregullta.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Emrat/ Ja kush janë anëtarët e grupit kriminal që shpërndanin drogë në Sarandë, “koka” nën hetim prej vitesh

Emrat/ Ja kush janë anëtarët e grupit kriminal që shpërndanin drogë në Sarandë, “koka” nën hetim prej vitesh

Publikuar më 06.09.2026
Janë zbardhur detaje të reja mbi të arrestuarit pas një oper...

Janë zbardhur detaje të reja mbi të arrestuarit pas një operacioni anti-drogë në Sarandë. Mësohet se në pranga ka rënë Altin Halit Arapi (Demiri), i cili dyshohet se është kreu i grupit kriminal dhe që organizonte shpërndarjen e drogës. Arapi konsiderohej nga Policia e Shtetit si një nga emrat më të njohur të botës së […]

Lexo më shumë

“Hajde ikim se na q***”/ Influncerja spanjolle publikon videon: Grabitësit shqiptarë i hyjnë në shtëpi të maskuar

“Hajde ikim se na q***”/ Influncerja spanjolle publikon videon: Grabitësit shqiptarë i hyjnë në shtëpi të maskuar

Publikuar më 06.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku influencuesja d...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë, ku influencuesja dhe sipërmarrësja e njohur spanjolle, Rocío Osorno duket se ka rënë pre e grabitjes nga disa shqiptarë. Sipas mediave spanjolle, ngjarja ka ndodhur në Sevilje, teksa rasti është bërë publik nga vetë Osorno. Ajo ka publikuar pamjet në rrejtët sociale, ku grabitësit shfaqen të maskuar […]

Lexo më shumë

Video/ Zbardhen detajet e operacionit anti-drogë në Sarandë: 20 persona në pranga! Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe 2 pistoleta

Video/ Zbardhen detajet e operacionit anti-drogë në Sarandë: 20 persona në pranga! Sekuestrohen kokainë, kanabis dhe 2 pistoleta

Publikuar më 06.09.2026
Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin anti-drogë ...

Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin anti-drogë të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Sarandës. Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin anti-drogë të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Sarandës.Policia ka njoftuar se janë ndaluar 20 persona, ndaj të cilëve Gjykata e Sarandës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest […]

Lexo më shumë

Megaoperacion antidrogë në Sarandë, disa të arrestuar, sekuestrohet kokainë, kanabis dhe armë

Megaoperacion antidrogë në Sarandë, disa të arrestuar, sekuestrohet kokainë, kanabis dhe armë

Publikuar më 05.09.2026
Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar këtë mbrëmje në ...

Një megaoperacion antidrogë është zhvilluar këtë mbrëmje në Sarandë, duke çuar në arrestimin e disa personave dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike dhe armëve. Sipas burimeve paraprake, mes personave të arrestuar dyshohet se janë edhe individë të konsideruar si drejtues të grupeve që merreshin me shpërndarjen e drogës në zonën e Sarandës. Aksioni është zhvilluar nga […]

Lexo më shumë

U gjetën në burgun e Durrësit, kujt i përkisnin 6 celularët e fshehur në thes

U gjetën në burgun e Durrësit, kujt i përkisnin 6 celularët e fshehur në thes

Publikuar më 05.09.2026
Detaje të reja kanë dalë nga kontrollet e zhvilluara më 3 sh...

Detaje të reja kanë dalë nga kontrollet e zhvilluara më 3 shtator në burgun e Durrësit, ku në sektorin B janë zbuluar gjashtë aparate celularë. Katër prej telefonave dyshohet se u përkisnin vëllezërve Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Adi Çobës, i njohur me nofkën “Bozholi”, dhe Renardo Nallbanit. Aparatet dyshohet se ishin fshehur brenda një thesi […]

Lexo më shumë

Apeli zbardh vendimin për aktivisten turke anti-Erdogan, pse u la në paraburgim Julide Yazici

Apeli zbardh vendimin për aktivisten turke anti-Erdogan, pse u la në paraburgim Julide Yazici

Publikuar më 05.09.2026
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka zbardhur...

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka zbardhur arsyetimin e vendimit për lënien në paraburgim, për qëllime ekstradimi, të shtetases turke Julide Yazici. 32-vjeçarja, e njohur për aktivizmin e saj publik kundër presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, ishte arrestuar më 5 gusht në Rinas. Yazici kishte prej disa vitesh statusin e azilantes në Francë. […]

Lexo më shumë

EMRI/ Tragjedia në Kelmend, kush është alpinisti 40-vjeçar që humbi jetën

EMRI/ Tragjedia në Kelmend, kush është alpinisti 40-vjeçar që humbi jetën

Publikuar më 05.09.2026
Florian Sini, 40 vjeç, ka humbur jetën këtë të shtunë pas nj...

Florian Sini, 40 vjeç, ka humbur jetën këtë të shtunë pas një aksidenti të rëndë në zonën e Lëpushës, në Kelmend. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:52, kur autoritetet janë njoftuar se një person dyshohej se kishte rënë në një humnerë në fshatin Lëpushë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë […]

Lexo më shumë

Malësi e Madhe/ Dyshohet se ra në humnerë, humb jetën 40-vjeçari në Lëpushë

Malësi e Madhe/ Dyshohet se ra në humnerë, humb jetën 40-vjeçari në Lëpushë

Publikuar më 05.09.2026
Një 40-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Lëpushë, në Kelmend...

Një 40-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Lëpushë, në Kelmend të Malësisë së Madhe, pasi dyshohet se ka rënë në një humnerë. Ngjarja është raportuar rreth orës 10:52, kur Policia është njoftuar për rënien e shtetasit me inicialet F. S., rreth 40 vjeç, në një terren të thepisur. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda