Një vatër zjarri me rrezikshmëri të lartë është aktivizuar pasditen e sotme në fshatin Qinam të Tiranës, pranë një depoje ku ruhen lëndë plasëse.
Situata ka alarmuar menjëherë autoritetet dhe shërbimet e emergjencës, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje sapo është raportuar për afrimin e flakëve pranë depos.
Në zonë kanë shkuar forca të Policisë së Shtetit, mjete të shërbimit zjarrfikës, si dhe autoambulanca, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Efektivët dhe zjarrfikësit po ndërhyjnë me intensitet për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt depos, me qëllim shmangien e çdo rreziku për shpërthim apo pasoja të rënda për zonën përreth.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/