×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Sëmundjet e zemrës shkaktare kryesore të vdekjeve në vend/ Sa kanë ndikuar vaksinat anticovid? Kardiologu flet për “Shekulli-n”

Sëmundjet kardiovaskulare duket se janë kthyer në një problem në Shqipëri, duke prekur edhe moshat e reja. Të dhënat e fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), tregojnë se gjatë vitit 2025, 52.9% e të gjitha vdekjeve në vend janë shkaktuar nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, duke i mbajtur ato në vendin e parë mes shkaqeve të vdekshmërisë.

Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut përbëjnë shkakun kryesor të vdekjeve për të dyja gjinitë, duke zënë 54,5 % të vdekjeve te femrat dhe 51,6 % te meshkujt. Po ashtu këto sëmundje renditen të dytat si shkaqe të vdekjeve me 30,1 % për grup-moshën 20-44 vjeç, vetëm pas dëmtimeve traumatike dhe helmimeve.

I kontaktuar nga “Shekulli”, mjeku kardiolog Andri Çabeli ka shpjeguar se vihet re një rritje e personave që vuajnë nga këto probleme dhe kjo ka ndodhur për disa arsye. Sipas mjekut, jeta sedentare me pak aktivitet fizik, ushqimi jo i shëndetshëm dhe stresi kanë ndryshuar jetën e të rinjve të sotëm.

“Stili i jetesës është ndryshuar rrënjësisht, jeta sedentare, orët e gjata para ekraneve dhe lëvizja fizike e pakët janë bërë normë, veçanërisht te të rinjtë. Së dyti, dieta moderne, e mbushur me ushqime të përpunuara, yndyrna trans, sheqer dhe kripë të tepërt, po shkakton rritje të obezitetit, hipertensionit dhe diabetit tip 2, të cilat më parë konsideroheshin ‘sëmundje të moshës së tretë’ dhe tani po shfaqen edhe te njerëzit në të 20-at apo 30-at e tyre. Së treti, stresi kronik i jetës së përditshme, presioni në punë, pasiguria ekonomike dhe mungesa e gjumit cilësor, ndikojnë drejtpërdrejt në presionin e gjakut dhe në ritmin kardiak.”- shprehet mjeku.

Por doktor Çabeli shton edhe duhanpirjen, veçanërisht cigaren elektrike, konsumin e alkoolit dhe substancave narkotike si faktorë që ka shtuar problemet kardiovaskulare.

“Duhanpirja mbetet një faktor madhor rreziku dhe këtu duhet përmendur edhe përhapja e cigareve elektronike te adoleshentët dhe të rinjtë, të cilat shpesh perceptohen gabimisht si ‘të padëmshme’. Konsumi i alkoolit dhe i substancave stimuluese (si kokaina apo droga sintetike) është gjithashtu një faktor që po rrit rastet e aritmive dhe krizave kardiake te moshat e reja.”– shprehet mjeku kardiolog.

I pyetur nga “Shekulli” se sa ndikim ka patur pandemia e Covid-19 që preku pjesën më të madhe të popullsisë në Shqipëri, mjeku shprehet se virusi ka lënë pasoja kardiovaskulare afatgjata te disa pacientë.

“COVID-19 ka lënë pasoja kardiovaskulare afatgjata te disa pacientë, duke përfshirë miokarditin dhe çrregullime të ritmit kardiak, që tashmë njihen si pjesë e sindromës ‘long COVID’“– tha mjeku.

Po vaksinat e krijuara kundër Covid-19 a kanë dëmtuar shëndetin e zemrës tek personat që i kanë marrë dozat?

Për mjekun Çabeli, kjo teori nuk ka gjetur mbështetje në studime, pavarësisht se është bërë sensacion i madh në rrjetet sociale. Mjeku shton se vetëm për vaksinën mRNA si “Pfizer” dhe “Modena” është vërtetuar shkencërisht që shkakton inflacion në muskulin e zemrës si efekt anësor tek meshkujt në moshë të re, veçanërisht pas dozës së dytë të vaksinës. Megjithatë, mjeku thekson se në shumicën dërrmuese të rasteve është kalimtar dhe trajtohet me sukses.

“Një studim global me rreth 99 milionë persona të vaksinuar, si dhe hulumtime specifike te grupmosha 16-30 vjeç në SHBA, nuk kanë gjetur ndonjë lidhje mes vaksinimit dhe vdekjes së papritur kardiake te të rinjtë e shëndetshëm më parë. Madje, një studim i botuar kohët e fundit në revistën PLOS Medicine nuk gjeti rrezik të shtuar për vdekje të papritur kardiake as te të rriturit nën 50 vjeç pas vaksinimit; disa analiza sugjerojnë madje një rrezik më të ulët për vdekje të papritur te personat e vaksinuar, ndoshta pjesërisht sepse vaksinimi parandalon format e rënda të vetë COVID-19, e cila në vetvete mund të dëmtojë zemrën.

Rreziku i miokarditit si efekt anësor i rrallë i vaksinave mRNA është real dhe njihet, dhe pacientët me simptoma si dhimbje gjoksi apo palpitacione pas vaksinimit duhen vlerësuar. Por teoria se vaksinat kanë shkaktuar një rritje masive të vdekjeve nga arrest kardiak në popullatën e gjerë nuk përputhet me evidencën shkencore aktuale, e cila bazohet në studime me miliona pjesëmarrës.”- shprehet mjeku.

Mjeku këmbëngul se një kontroll i shpeshtë i zemrës, por edhe i gjithë organizmit, mund të zbulojë probleme në kohë të hershme, duke bërë që dhe trajtimi të jetë më i suksesshëm.

“Do të doja të inkurajoja lexuesit që të mos e presin shfaqjen e simptomave për t’u kontrolluar. Një vizitë e thjeshtë kardiologjike vjetore, me matje të presionit, analiza bazë gjaku dhe një elektrokardiogramë, mund të zbulojë probleme në fazat e hershme, kur trajtimi është shumë më i suksesshëm dhe më pak invaziv. Parandalimi mbetet gjithmonë më efektiv dhe më pak i kushtueshëm sesa trajtimi i një krize kardiake tashmë të ndodhur.”– shprehet mjeku./ SHEKULLI

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Publikuar më 06.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, k...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, ku një person është gjetur i pajetë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Mitorvicë, ku viktima është identifikuar se është një 62-vjeçar. Ai është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija”. Rastin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e […]

Lexo më shumë

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Publikuar më 06.09.2026
“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 1...

“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 100-të, që kur qytetarët zbritën në shesh. Tubimet që nisën si kundërshtim për projektin e planifikuar për tu ndërtuar në zonën e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit, shumë shpejt u kthyen në protesta të mëdha, kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama por edhe të gjithë klasës politike. […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Publikuar më 06.09.2026
Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjar...

Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjarri raportohet në malin e Tërbunit. Flakët shihen se kanë përfshirë sipërfaqe prej rreth 3 mijë hektarësh, mbi fshatin Pezhvë, ndërsa vijojnë të përhapen për shkak se zona ka bimësi të dendur. Shërbimi zjarrfikës, i cili aktualisht po përballet edhe me vatra të […]

Lexo më shumë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Publikuar më 06.09.2026
Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar...

Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar në “Grida Duma Poskast”. Teksa foli për rastin më tronditës të cilin i është dashur të ndërmjetësojë, juristja tha se ngjarja vjen nga një familje shumë e pasur shqiptare dhe një çift shumë i njohur për publikun. Çobani shpjegoi se si çifti i njohur […]

Lexo më shumë

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Publikuar më 06.09.2026
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pa...

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pas zjarreve që goditën qytetin në jug të vendit. Tavo ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë qytetarëve, të cilëve iu dogjën banesat apo tokat gjatë zjarrit katastrofik, dy ditë më parë. Tavo tha se ekipet po evidentojnë dëmet dhe po qëndrojnë pranë […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Publikuar më 06.09.2026
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës ...

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës në Elbasan, duke u kthyer në rrezik për banesat. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë mobilizuar tre mjete dhe 12 efektivë për të vënë nën kontroll flakët. Për shkak të afërsisë me banesat, ndërhyrja është fokusuar në izolimin […]

Lexo më shumë

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

Publikuar më 06.09.2026
Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një takim me shqiptarët në New Jersey. Berisha është ndalur të flasë edhe për shpalljen “non grata” nga DASH 5 vite më parë, duke thënë se sanksionet erdhën pas mashtrimit të krijuar nga ekstremi i majtë. Ai shtoi se sot ata janë […]

Lexo më shumë

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

Publikuar më 06.09.2026
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sa...

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sarandë, i cili çoi në kapjen e 20 persona, mes tyre edhe 49-vjeçarin Altin Arapi, i njohur me pseudonimin “Boraqi”. Mësohet se shumë nga shpërndarësit vinin nga Tirana dhe Elbasani dhe shisnin drogë vetëm gjatë sezonit veror. Ata shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Ksamilit dhe […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda