Kryedemokrati Sali Berisha do të niset ditën e sotme drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për herë të parë pas 5 vitesh, nga kur u shpall “non grata”.
Berisha është ndalur të flasë për gazetarët e pranishëm në aeroportin e Rinasit, duke thënë se ky është udhëtimi i vitit për Shqipërinë. Ai kishte dhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama, të cilit i tha se do të përfundojë “Ramaduro”, referuar liderit venezuelian Maduro që u arrestua nga SHBA.
Biseda me gazetarët:
Berisha: Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë, në rrafshin tim unë shkoj e takoj miqtë e mi dhe u them unë erdha Kjo prani dëshmon se ju e parandjeni që ky për Shqipërinë është udhëtimi i viteve. Dhe unë kam shumë kënaqësi që sot nisem për në Shtetet e Bashkuara, po me atë bindje si në mars të vitit 1991.
Se vendi i madh i lirisë do mbështesë Shqipërinë dhe shqiptarët në përpjekjen e tyre për t’u çliruar nga diktatura autoritare e bazuar në drogën, krimin, dhe vjedhjen e shqiptarëve të Edi Ramës, regjimit të narkoshtetit.
Pyetje: Zoti Berisha, përveç një fitore tuajën personale, për Partinë Demokratike çfarë lloj mesazhi ka kjo vizitë?
Sali Berisha: Edhe një herë, edhe një herë, nuk ka asgjë personale. Thashë dhe një herë, prania juaj këtu dëshmon se ju e ndjeni që ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë. Kurse në rrafshin tim, unë shkoj dhe takoj miqtë e mi të cilëve u them: unë erdha, erdha. Për padrinon i them se po niset si padrino dhe po përfundon si Ramaduro.
Kjo vizitë shënon udhëtimin e parë të kryedmeokratit në SHBA, pesë vite pasi u shpall “non grata”. Berisha është ftuar si pjesë e një delegacioni të Unionit Demokrat Ndërkombëtar, i përbërë nga drejtues të rreth 30 partive anëtare. Belind Këlliç ka zbuluar ditën e djeshme në një intervistë për “Opinion” se kryedemokrati do të shoqërohet nga deputetët Albana Vokshi dhe Klevis Balliu, sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë, Enri Çeno, si dhe kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja. Pjesë e udhëtimit do të jetë edhe aleati politik i PD-së, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/