Personi që shihni në foton e mëposhtme është Viktor Bardhi, viktima e atentatit të ndodhur ditën e djeshme në Mirditë.
Ai u gjet i pajetë brenda makinës së tij në fshatin Ndërfushaz, pasi ishte qëlluar me breshëri plumbash. Viktima punonte te ujësjellësi i zonës dhe në momentin e ekzekutimit, kishte shkuar për të hapur furnizimin me ujin e pijshëm për fshatin. Pak pasi Bardhi u gjet i pajetë, policia gjeti edhe një mjet të djegur në Munaz të Rubikut, rreth 10 kilometra larg vendngjarjes.
Policia njoftoi ditën e djeshme se po ndiqte një pistë por pa dhënë detaje të mëtejshme, Paraprakisht, dyshohet se motivi i vrasjes është hakmarrja për shkak të një historiku me fisin Reçi ku më e hershmja e dokumentuar është më 9 shtator 2016. Përpara atentatit të Bardhit, u vranë edhe dy anëtarë të tjerë të fisit, Martin Bardhi, i ekzekutuar në Rrëshen në vitin 2023, dhe Kristjan Bardhi (Marku), i vrarë në Novoselë të Vlorës më 13 janar 2025.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/