Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

Bekim Sejdiu, kandidat për President në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Bekim Sejdiu, kandidat për President në Kosovë
Vjosa Osmani e Bekim Sejdiu

Pas shumë takimeve të dështuara mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut, dyshja është dakordësuar për përzgjedhjen e kandidatit për President. Në takimin e zhvilluar dje, pas shumë negociatave, kandidati për postin e presidentit thuhet se është Bekim Sejdiu, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas raportimeve të bëra pas takimeve të fundit mes dyshes Kurti-Abdixhiku, ata janë shprehur pozitiv për përzgjedhjen e kandidatit për President. Pavarësisht se prej ditësh dyshja pati zgjedhur që të mos zbulonte emrin, në qendër të vëmendjes ka qenë emri i ish-gjyqtarit të Kushtetueses.

Pas disa ditësh, kur emri i tij u përfol në mediat vendase si "i duhuri" sipas Kurtit dhe Abdixhikut, dje u konfirmua se Bekim Sejdiu është kandidati i përzgjedhur për të siguruar karrigen e "Presidentit".

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese