Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

98 vjetori i shpalljes Mbretëri të Shqipërisë, reagon Princ Leka: U nis një kapitull i rëndësishëm në historinë e vendit tonë

Shkruar nga Newsbomb
98 vjetori i shpalljes Mbretëri të Shqipërisë, reagon Princ
Princ Leka dhe mbreti Zog

Princ Leka ka reaguar në lidhje me 98 vjetorin e shpalljes së Shqipërisë, Mbretëri. Në një postim në rrjetet sociale, Princ Leka shkruan se shpallja Mbretëri e Shqipërisë, nisi një kapitull të rëndësishëm në historinë e shtetit tonë.

Princi shkruan se sot e kujtojmë këtë trashëgimi me respekt dhe krenari, dhe sipas tij e mbajmë të gjallë me dashurinë për kombin dhe flamurin.

Kujtojmë që me 1 shtator 1926 shpalli Shqipërinë, Mbretëri dhe veten mbret të shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Në këtë ditë të shënuar, me vendim të Asamblesë Kushtetuese, Shqipëria u shpall Mbretëri dhe Mbreti Zog I u betua si Mbret i Shqiptarëve, duke nisur një kapitull të rëndësishëm në historinë e shtetit tonë.

Sot e kujtojmë këtë trashëgimi me respekt dhe krenari, duke mbajtur të gjallë atë që na bashkon: dashurinë për Kombin, Flamurin dhe Shqipërinë. 

Me nderim për historinë e Fronit Shqiptar dhe trashëgiminë që ai përfaqëson.

Princ Leka II

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese