Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mori vizën, Berisha zbulon se kur do të shkojë në SHBA! Njofton takimin me shqiptarët në New Jersey

Shkruar nga Newsbomb
Mori vizën, Berisha zbulon se kur do të shkojë në SHBA!
Kreu i PD-së Sali Berisha

Kreu i PD-së Sali Berisha, pasi iu aprovua viza amerikane, këtë fundjavë do të udhëtojë për në SHBA, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Republikane të presidentit Donald Trump.

Lajmin e ka zbuluar vetë Berisha ku ka bërë me dije të zhvillojë një takim me shqiptarët e Amerikës, ditën e dielë në orën 11:00 lokale, ose 17:00 me orën shqiptare.

Takimi do të zhvillohet në qendrën “Bergen Performing Arts Center", e cila është në periferi të qytetit të New Jerseyt.

“FREEDOM #WORKS

Takim me shqitarët e Amerikës

E dielë, 6 shtator, ora 11:00

Bergen Performing Arts Center

30 N Van Brunt St, Englewood, NJ 07631”, njoftoi Berisha.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pajis me vizën amerikane duke i hapur kështu rrugën udhëtimit të tij drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Burime për mediat bëjnë me dije se ish-kryeministri Berisha ka shkuar sot pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëllim për të tërhequr vizën e tij.

Berisha pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë fundjavë. Udhëtimi lidhet me pjesëmarrjen e tij në një aktivitet të Partisë Republikane amerikane, që do të zhvillohet në Dallas më 9 dhe 10 shtator.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese