Gjatë tensioneve të sotme para Kryeminstrisë një efektiv mbeti i plagosur, ndërsa siç raportuam më parë disa persona u shoqëruan nga Policia.
Referuar pamjeve të shpërndara në rrjet, newsbomb.al mëson se mbrëmjen e sotme janë shoqëruar aktivistët Dritan Goxhaj, Arvina Lleshi, Edison Lika si edhe shtetasja e huaj e cila është rritur në Amerikë dhe është parë thuajse çdo ditë e pranishme në tubim. Bëhet fjalë për shtetasen e huaj e njohur me emrin Bora, e cila në ditët e tubimit që ka marrë pjesë është parë me çeleshe në kokë.
Momenti kur ndalohen Dritan Goxhaj, Arvina Lleshi dhe Bora:
Të ndaluarit nga Policia bëhet me dije se do të dërgohen për te Komisariati nr.1 në kryeqytet.


