Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Agron Llakaj rikthehet në “shtëpi” pas 16 vitesh, “Portokalli” sërish në duart e tij: Faleminderit Lori Dritan Hoxha, ëndrra vazhdon

Shkruar nga Newsbomb
Agron Llakaj rikthehet në “shtëpi” pas 16 vitesh,
Agron Llakaj dhe Lori Hoxha

Epo tani nuk ka më dyshime, Agron Llakaj do të rikthehet pas 16 vitesh pikërisht në shtëpinë e tij, në “Portokalli”.

Aktori i njohur i humorit, i cili për vite me radhë ka qenë dhe figura e këtij spektakli humori do të jetë sërish në krye të këtij formati i cili për vite me radhë ka mbajtur të mbërthyer pas ekranit shqiptarët dhe i ka bërë të qeshin.

Ai do të marrë drejtimin e spektaklit, ku krahas rolit të drejtuesit, do të ngjitet në skenë edhe si moderator dhe aktor.

“Një muaj të mbarë! Dhe ëndrra vazhdon, "Portokalli". Faleminderit Lori Dritan Hoxha! Faleminderit Top Channel”, ka qenë ky postimi me të cilin Llakaj e ka nisur këtë muaj shtatori.

Me përvojën prej disa dekadash, Agron Llalaj do të rikthehet me risi dhe surpriza të cilat padyshim do të vazhdojnë të mbajnë publikun çdo të diel pas ekranit.

Agron Llakaj rikthehet në “shtëpi” pas 16 vitesh,

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese