Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Operacion antidrogë në Devoll, kapen me drogë dy të rinjtë, në momentin kur panë policinë e hodhën nga dritarja qesen të mbushur plot

Shkruar nga Newsbomb
Operacion antidrogë në Devoll, kapen me drogë dy të
Foto ilustruese

Një operacion i madh antidroge është finalizuar mbrëmjen e djeshme në  Devoll, ku si rrjedhojë në pranga kanë rënë dy të rinj.

Burime për mediat bëjnë me dije se këta shtetas, H.C., 28 vjeç dhe Shaban Demiraj., 27 vjeç u kapën teksa ishin duke transportuar lëndë narkotike. Ngjarja është regjistruar në një rrugë dytësore që lidh një fshat me aksin rrugor Korçë-Bilisht.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet, i cili drejtohej pikërisht nga 28-vjeçasri. Në momentin kur dhe panë policinë ata u përpoqën që të “fshihnin” gjurmët duke hedhur lëndën narkotike nga dritarja, mirëpo nuk arritën t’i shpëtonin efektivëve.

Gjatë kontrolleve Policia gjeti një qese më lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërkohë që kontrollet vazhduan edhe në banesat e të rinjve. Nga kontrollet u gjet dhe sekuestrua në banesën e 28-vjeçarit disa fara të dyshuara të bimës narkotike.

Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese