Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Ju betohem nuk e lëshova, nuk e lashë”, nëna rrëfen momentet e tmerrit kur u përmbys trageti, humbi vajzën 12-vjeçare dhe djalin 6-vjeçar: E kapa nga këmbët...

Shkruar nga Newsbomb
“Ju betohem nuk e lëshova, nuk e lashë”, nëna
Foto: Prinderit qe humben femijet

Dëshmi tronditëse po dalin në dritë pas tragjedisë së rëndë të ndodhur disa ditë më parë në brigjet e Kryrenias, ku tetë persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Mes personave që nuk dihet ende se ku ndodhen janë edhe dy fëmijë të së njëjtës familje, të cilët po ktheheshin drejt Turqisë pas pushimeve në Qipro.

Nëna e tyre, Ayten Bitzer, ka rrëfyer momentet dramatike kur humbi vajzën e saj 12-vjeçare, Miray. Edhe djali i saj gjashtëvjeçar, Mehmet Asaf, rezulton i zhdukur.

“Mos më lër”, më thoshte ajo. Dhe unë nuk e lashë vajzën time. Të betohem, nuk e lashë”, ka deklaruar mes lotësh nëna, duke përshkruar çastet e tmerrit kur trageti u përmbys.

Sipas saj, në kaosin që pasoi përmbysjen e anijes, një valixhe e goditi në kokë dhe ajo humbi kontaktin me vajzën. Edhe pse arriti t’i kapte këmbën, nuk mundi ta mbante për shkak të vajit që ishte përhapur në anije.

“Ishte rrëshqitëse kudo. Ishte si vaj. Më rrëshqiti nga dora”, rrëfeu ajo.

Edhe babai i fëmijëve, Hayri Bitzer, foli për dhimbjen e humbjes së dy prej tre fëmijëve të tij.

“Nuk mundëm të bënim asgjë. I humbëm fëmijët tanë. Dy nga tre fëmijët e mi janë të zhdukur. Po largohemi nga ky ishull duke i lënë ata pas”, tha ai.

Trageti i pasagjerëve “Filo Jet” po udhëtonte nga Kyrenia drejt portit të Taşucusë, në Mersin të Turqisë, kur u përmbys në det. Në bord ndodheshin 259 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit.

Udhëtimi ishte planifikuar fillimisht për të shtunën, por u shty për shkak të motit të keq në zonë. Edhe pse kushtet atmosferike u përmirësuan të dielën, në momentin e tragjedisë deti vijonte të ishte i trazuar.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë vështirësuar ndjeshëm pasi anija është fundosur në një thellësi prej rreth 514 metrash. Autoritetet po përpiqen të lokalizojnë dhe të nxjerrin “kutinë e zezë” të tragetit, e cila mund të ndihmojë në zbardhjen e shkaqeve të sakta të aksidentit.

Në kuadër të hetimeve janë arrestuar tetë anëtarë të ekuipazhit, përfshirë kapitenin, si dhe një person tjetër. Hetuesit po shqyrtojnë të gjitha rrethanat e tragjedisë, përfshirë gjendjen teknike të anijes, kushtet e motit dhe vendimet e marra përpara nisjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese