Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 27 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive

Shkruar nga Newsbomb
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 27 vatra në 24
Foto ilustruese

Ministria e Mbrojtjes ka bërë së fundmi përditësimin e situatës së zjarreve në vend, duke bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 27 vatra zjarri. Sipas ministrisë, 4 prej tyre mbeten aktive, ndërsa 4 të tjera janë nën mbikëqyrje.

Për përballimin e situatës janë angazhuar në total 432 forca operacionale dhe 43 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 70 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore. Për ditën e sotme parashikohet angazhimi i 90 forcave ushtarake në bashkitë Bulqizë, Mat dhe Tiranë.

Aktualisht, vatrat aktive ndodhen në Dajt, Bulqizë, Mat dhe Shkodër, ndërsa në asnjërën prej këtyre zonave nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Vatrat aktive janë:

Dajt, Tiranë-vijojnë vatra aktive në drejtim të Qafë-Priskës. Ditën e djeshme u angazhuan 15 zjarrfikës, 9 forca të ADZM-së, 20 ushtarakë dhe 1 helikopter. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Vajkal, Bulqizë-zjarr aktiv në një sipërfaqe të gjerë me shkurre dhe dëllinja, në terren shkëmbor. U angazhuan 11 forca MZSH, 5 pyjore, 7 vullnetarë dhe 30 ushtarakë.

Lundre, Mat-vijon zjarri në një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore; u angazhuan 40 forca MZSH/pyjore, 20 ushtarakë dhe 1 helikopter.

Ura e Shtrenjtë, Shkodër-vatër aktive në terren të thepisur; po punohet për izolimin dhe parandalimin e përhapjes.

Nën mbikëqyrje vijojnë vatrat në Qafën e Helmës (Bulqizë), Qafën e Lugut (Korçë), malin e Qukësit (Prrenjas) dhe Zhejë (Kurbin). Në të gjitha rastet e mësipërme nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese