Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Dështimi për zgjedhjen e kandidaturës së Sejdiut si President, Adbixhiku mohon marrëveshjen me LVV-në: Kosova do të kalojë në zgjedhje

Shkruar nga Newsbomb
Dështimi për zgjedhjen e kandidaturës së Sejdiut si
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish në lidhje me debatin që po zhvillohet në Kosovë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Në një postim në rrjetet sociale, Abdixhiku ka mohuar se ka pasur një marrëveshje mes LDK-së dhe VV-së.

Më tej kryetari i LDK-së shton se forca politike që ai drejton ka vendosur që të qëndrojë në opozitë dhe të gjithë deputetët janë pajtuar me këtë pozicion.

Po ashtu në postimin e tij, Abdixhiku thekson se pas refuzimit të kandidaturës së Sejdiut për President, Kosova do të kalojë në zgjedhje. Më tej ai nënvizon se zgjedhjet nuk ishin në agjendën e LDK-së, por në grupet e tjera politike.

“Zgjedhjet e reja nuk kanë qenë agjendë e LDK-së. Nuk kanë qenë as kërkesë dhe as vendim i anëtarësisë sonë. Por tash e sa muaj, ato kanë qenë agjendë e qartë e grupeve të tjera politike, të cilat, siç duket, tashmë po ndikojnë edhe në rrjedhat tona me sukses”, thekson ai.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi, Kosovë!

Dje nuk u refuzua asnjë marrëveshje qeverisëse me VV-në, sepse një marrëveshje e tillë nuk ekzistonte. LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në OPOZITË. Të gjithë deputetët tanë ishin pajtuar me këtë pozicion.

Prandaj, për çfarë po rrahin gjoks?

Çfarë paskan shpëtuar?

Dje u refuzua zgjidhja e Presidentit të Kosovës. U refuzua votimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja dhe, me këtë refuzim, u përcaktua edhe fati i vendit, zgjedhje të reja.

Dëm mund të bëjë çdo kush.

Për këtë, ja dora!

Por siç ju kam thënë në vitin 2020, kur u verbuat dhe sollët LDK-në në 12%; po ju them dhe tani, ky veprim është dëm vetëm ndaj LDK-së. Se si nuk e shihni këtë, se si nuk ndjeni këtë fat, se si ndiheni të përmbushur nga lëvdatat e atyre që gjithë jetën janë anti-LDK, këtë nuk e kuptoj!

Zgjedhjet e reja nuk kanë qenë agjendë e LDK-së. Nuk kanë qenë as kërkesë dhe as vendim i anëtarësisë sonë. Por tash e sa muaj, ato kanë qenë agjendë e qartë e grupeve të tjera politike, të cilat, siç duket, tashmë po ndikojnë edhe në rrjedhat tona me sukses.

Për këtë ndiej vetëm keqardhje!

Por jo dorëzim. Jemi shumë. Jemi në të drejtë. E kemi detyrim. Republika megjithatë do të triumfojë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese