Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Ti vodhe gjithë tokën e fisit", qytetarja përplaset me Abi Malltezin jashtë SPAK, dhëndri i Berishës: Je mashtruese, ordinere (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
"Ti vodhe gjithë tokën e fisit", qytetarja përplaset me
Qytetarja përplaset me Abi Malltezin jashtë SPAK

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është përplasur sot me një qytetare jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, pasi kjo e fundit e ka akuzuar se ka vjedhur tokën e fisit të tij.

"Ti more gjithë tokën e fisit ore. Gjithë tokën e fisit e more ti", dëgjohet të thotë qytetarja, ndërkohë Abi Malltezi i kthehet duke e quajtur mashtruese dhe ordinere.

Aktualisht, dhëndri i ish-kryeministri Sali Berisha është në gjyq për privatizimin e kubit "Partizani" dhe ndërtimin e disa kullave të banimit në këtë pronë, si dhe me botuesin Carlo Bollino për tokën shtetërore ku është ndërtuar Report Tv.

Malltezi: Është tokë e Petrelës kjo këtu. Është tokë e tironsve. Toka që është këtu është tokë e Petrelave.

Qytetarja: Ti more gjithë tokën e fisit ore. Gjithë tokën e fisit e more ti.

Malltezi: Mashtruese. Ordinere.

Qytetarja: Ordiner je ti. Unë jam me faqe të bardhë.

Malltezi: Ti je mashtruese ordinere.

Qytetarja: Ti ore ti, që vodhe gjithë tokën e fisit.

© Të drejtat e pamjeve nga Top Channel / youtube.com/@TopChannelAlbania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese