Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E trishtë! Sëmundja e rëndë i merr jetën aktivistit për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit rom dhe egjiptian në Sarandë

Shkruar nga Newsbomb
E trishtë! Sëmundja e rëndë i merr jetën aktivistit
Ramiz Begani

Një lajm i trishtë ka ardhur këtë të mërkurë nga qytetit i Sarandës, ku aktivisti dhe kryetari i Shoqatës së Komunitetit Rom dhe Egjiptian në këtë qytet, Ramiz Begani, është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare.

Lajmin e kanë dhënë mediat lokale, të cilat kanë zbuluar se Begani prej disa kohësh vuante nga një sëmundje të rëndë, e cila i mori edhe jetën.

Largimi i tij parakohshëm ka lënë një dhimbje të madhe te familjarët, të afërmit dhe njerëzit që e njohën gjatë viteve të angazhimit të tij.

Ramiz Begani për vitet me radhë mbrojti të drejtat e komunitetit rom dhe egjiptian në qytetin bregdetar të Sarandës. Ai kontribuoi për strehimin, arsimin dhe për ndihma sociale për këtë komunitet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese