Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Furgoni del nga rruga dhe përplas çiftin në trotuar, FOTO: Dy të moshuarit po prisnin të hapej semafori dhe të kalonin vijat e bardha

Shkruar nga Newsbomb
Furgoni del nga rruga dhe përplas çiftin në trotuar, FOTO: Dy
Pamje nga aksidenti ne Berat

Dy të moshuar kanë mbetur të plagosur mesditën e kësaj të mërkure në Berat, pasi janë përplasur nga një furgon që ka dalë nga rruga dhe është futur në trotuar. Ata ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht, bëhet me dije se shoferi rreth 60 vjeç ka humbur kontrollin e mini-furgonit dhe është ngjitur mbi trotuar, në kryqëzimin në qendër të Beratit, duke përplasur çiftin e të moshuarve.

Nikolla dhe Maria Manestra ishin duke pritur që të hapej semafori dhe të kalonin në vijat e bardha, për në anën tjetër të rrugës, kur furgoni i ka përplasur. Burrë e grua, 82 dhe 80 vjeç, kanë marrë lëndime dhe ndodhen në spital.

Furgoni del nga rruga dhe përplas çiftin në trotuar, FOTO: Dy
Pamje nga aksidenti ne Berat

Shërbimet e Policisë së Beratit shkuan me shpejtësi në vendngjarje, bashkë me ekipet e urgjencës mjekësore, për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe duke u dhënë ndihmën e parë dy të plagosurve.

Shoferi Arben Brahimaj është shprehur para policëve se në një moment i janë bllokuar timoni dhe frenat, duke humbur kontrollin mbi furgonin. Ai është shoqëruar në komisariat ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidenti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese