Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Thellohet tragjedia në Mal të Zi, rusi që v*au tre persona në poligon rrethohet nga policia, nuk pranon të dorëzohet dhe qëllon për vd*kje veten

Shkruar nga Newsbomb
Thellohet tragjedia në Mal të Zi, rusi që v*au tre persona
Foto nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në poligonin e qitjes “Ceska zbrojevka”, në Danillovgrad të Malit të Zi, ku tre persona kanë mbetur të vrarë. Sipas autoriteteve vendase, si autor i dyshuar i vrasjes së tre burrave është identifikuar shtetasi rus Mihail Shabunjanin, 30 vjeç.

Pas ngjarjes, policia është vënë në ndjekje të 30-vjeçarit dhe e ka rrethuar atë në një zonë pyjore mbi Herceg Novin. Gjatë tentativës për arrestimin e tij, ai ka hapur zjarr ndaj forcave të policisë dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

Sipas të dhënave të policisë malazeze, Shabunjanin ishte transportuar nga Podgorica drejt Herceg Novit me taksi. Ndërsa në operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e tij u angazhuan forca të shumta policore në zonën e Herceg Novit, përfshirë pjesëtarë të Qendrës Rajonale të Sigurisë “Jug” dhe Njësisë Speciale të Policisë.

Administrata e Policisë së Malit të Zi bëri të ditur se në operacion u angazhua edhe një helikopter i Ushtrisë së Malit të Zi, i cili shërbeu për transportimin e pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë, si dhe të pajisjeve teknike dhe kapaciteteve të tjera të nevojshme për operacionin.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese