Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nga largimi i Ristani dhe Hoxhës te fondet shtesë për çerdhet e kopshtet, Veliaj firmos disa vendime nga qelia e paraburgimit

Shkruar nga Newsbomb
Nga largimi i Ristani dhe Hoxhës te fondet shtesë për
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej 10 shkurtit 2025 ndodhet në paraburgimin e Durrësit, nga qelitë këtë të martë ka miratuar disa vendime.

Raportohet se Veliaj ka pranuar dorëheqjet e zëvendëskryetares Anuela Ristani,  Sekretarit të Përgjithshëm Eldi Hoxha dhe shefes së Kabinetit, Blerina Beshku, të cilët dje dhe sot vendoseshin të largoheshin nga postet e tyre në Bashkinë e Tiranës.

Bashkia e Tiranës bën me dije se kryebashkiaku i Tiranës ka firmosur të gjitha listë-pagesat dhe ka miratuar shtesë fondesh për çerdhet e kopshtet në kryeqytet, të cilat këtë javë nisin aktivitetin e tyre.

Po ashtu kryetari i Bashkisë ka miratuar edhe fondet për vijimin e aboneve falas të transportit publik për pensionistët e Tiranës.

Kujtojmë që këtë të martë ka dhënë dorëheqjen edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Eldi Hoxha.

Pas dorëheqjes së Hoxhës, mësohet se kryebashkiaku Veliaj ka emëruar si Sekretar të Përgjithshëm të  Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi. Për këtë të fundit bëhet fjalë për rikthim në këtë detyrë, pasi më herët e ka mbajtur këtë post, por u shkarkua nga Ristani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese