Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Prangosja në Dubai i biznesmenit të kërkuar nga SPAK, reagon policia: Nexhmedin Danaj do të esktradohet në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Prangosja në Dubai i biznesmenit të kërkuar nga SPAK, reagon
Policia dhe Nexhmedin Danaj

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me arrestimin në Emiratet e Bashkuara Arabe të biznesmenit të kërkuar nga SPAK si pjesë e grupit të “Visit të Pojës”.

Policia bën me dije se Nexhmedin Danaj është arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Ndaj 57-vjeçarit, GJKKO ka vendosur masën “Arrest në burg”, pasi akuzohet për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërsa në njoftim po ashtu theksohet se Danaj në kuadër të grupit të strukturuar kriminal të "Visit të Pojës", ka bashkëfinancuar, mundësuar dhe koordinuar trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt shteteve të Bashkimit Evropian.

Po ashtu policia nënvzion në njoftim se vijojn bashkëpunimi me autoritetet e EBA për ekstradimin e 57-vjeçarit në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Finalizohet, në bashkëpunim me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Abu Dhabit, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, është arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi N. D., 57 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin prill 2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet dyshohet se 57-vjeçari, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ka bashkëfinancuar, mundësuar dhe koordinuar trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt shteteve të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, shtetasi N. D. akuzohet se ka përdorur metoda të sofistikuara financiare, përfshirë transferta digjitale, për kryerjen e pagesave të konsiderueshme, në disa shtete, për blerjen e lëndëve narkotike.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit për finalizimin e procedurave për ekstradimin e 57-vjeçarit në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese