Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident tragjik në Vorë! Përplasen dy makina, humb jetën një person dhe mbetet i lënduar rëndë një tjetër

Shkruar nga Newsbomb
Aksident tragjik në Vorë! Përplasen dy makina, humb jetën
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në aksin Vorë-Fushë-Krujë, mbi urën e Gjolës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit, dyshohet se një person ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i njërës prej makinave ka mbetur i lënduar. Ai është transportuar për në spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se shkak për aksidentin është parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve, e cila ka shkaktuar përplasjen fatale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e plota të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese