SHBA ka nisur një valë të re sulmesh ajrore ndaj objektivave iraniane ishte duke u zhvilluar të martën pasdite në zonën më të gjerë të Ngushticës së Hormuzit. Mediat e huaja bëjnë me dije se shpërthime u dëgjuan në Bandar Abbas, Shirik dhe Jask, tre porte kryesore në Ngushticë.
Përveç kësaj, shpërthime u dëgjuan në ishullin Qeshm, gjithashtu në Ngushticë, si dhe në Konarak dhe Chabahar, në Iranin juglindor.
Për momentin, nuk është e qartë se cilat janë objektivat e forcave amerikane, të cilat në raste të tjera kanë kryer sulme gjatë orëve të mbrëmjes ose të natës.
Ushtria amerikane, CENTCOM njoftoi se u goditën objektivat e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike në Iran.
Këto sulme vijnë pas përpjekjeve të fundit të Gardës kundër anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit dhe kundër personelit ushtarak amerikan të vendosur në rajon".
