Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Surpriza" në protestën e 94-të! Qytetarët ndryshojnë agjendë, rrethohet Kryeministria, Rama me të vetët ngecin brenda godinës

Shkruar nga Newsbomb
"Surpriza" në protestën e 94-të! Qytetarët
Pamje nga protesta në ditën e 94-të, qytetarët rrethojnë Kryeministrinë

Është shoqëruar me tensione protesta e 94-të para Kryeministrisë, ku qytetarët e pranishëm janë përplasur me efektivët që janë në krye të detyrës, duke tentuar të hynë brenda Kryeministrisë. Paraprakisht bëhet me dije se kryeministri Edi Rama ndodhet brenda godinës së bashku me disa zyrtarë.

Burime për mediat thonë se në terren kanë zbarkuar efektivët e Komisariatit nr.1 si dhe të forcave "Shqiponja". Ndryshe nga ditët e mëparshme, sot qytetarët kanë ndryshuar agjendën e protestës, duke mos mbajtur fjalime para Kryeministrisë, por duke rrethuar hyrjen dhe daljen e godinës.

"Shqipëria kërkon Revolucion!" dëgjohen qytetarët duke brohoritur qytetarët njëzëri.

Ndryshimi i agjendës së qytetarëve, që përkon me ditën 94-të të protestës dhe ditën e parë të shtatorit, raportohet se ka kapur të papërgatitur zyrtarët, përfshirë këtu dhe Ramën. Bëhet me dije se automjeti i Edi Ramës ndodhej i ndezur pranë hyrjes kur papritmas zona u rrethua nga qytetarët.

Pavarësisht këmbënguljes së qytetarëve, efektivët e Policisë së Shtetit bëjnë thirrje që hapin rrugën. Mirëpo të pranishmit deri më tani kanë zgjedhur të mos largohen duke kërkuar në kor dorëheqjen e kryeministrit të tij si dhe ndryshim të klasës politike.

Dita e 94-të e grumbullimit të qytetarëve të cilët kërkojnë ndryshim rrënjësor të klasës politike të Shqipërisë është shoqëruar me "surpriza".  Përveç rrethimit të Kryeministrisë, duke lënë brenda godinës kryeministrin së bashku me disa zyrtarë, organizatorët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave gjatë muajve shtator dhe tetor. Ndërsa gjatë ditës së sotme, në postime të shumta të ndara në rrjet është paralajmëruar mosbindje civile.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese