Analisti Fatos Lubonja ka folur gjatë një interviste për News24 në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit. Ai ngritur pyetje dhe hipoteza mbi kohën e arrestimit dhe çfarë do të vinte më pas. Lubonja u shpreh se Ergys Agasi nuk mund të bëhej ky që u bë nëse nuk do t’ia lejonte sistemi. Ai e she Agasin si një lojtar, ndërsa përgjegjës për këtë bën sistemin e ngritur nga Edi Rama. “Agasi u arrestua ndërsa sitetmi vazhdon”, tha Lubonja.
Çfarë vjen pas arrestimit të Ergys Agasit?
“Pse u arrestua tani? Nuk e lokalizonin dot? Çfarë e pengoi? Çfarë ka ndryshuar? Dikush thotë që ka ndryshuar sepse la ardhur një shef i ri policie i cili ka pastruar policinë nga njerëzit që kishte vënë Agasi. Edhe unë mund t’i mendoj si hipoteza këto edhe dua të zgjedh por nuk jam i bindur.
Ky është qetësues për publikun, që ja e kapi SPAK-u por bëhet ndonjë gjë A është një marrëveshje apo ka një sherr aty brenda? Ne jemi një vend që nuk besojmë te shteti ligjor, sepse Agasi nuk është vetëm aty. Agasi është një njeri që tani është futur në atë lojë, ai nuk mund të bëhej dot ai që u bë pa sistemin që ka ngritur Rama. Sepse ai konsiderohet koordinatori midis krimit të organizuar dhe Ramës.
Agasi koordinatori ishte, po Rama ishte padroni? A do të kemi ndonjë provë për këtë apo nuk dihet ndonjë provë, apo del vetëm Agasi? Si i mori Agasi paratë? Pse i mori? A janë të vërteta ato shishet e verës? Reforma në drejtësi u bë që të pakësohej krimi, edhe unë kur shoh që Rama nuk ka frikë fare dhe ka shtuar pesë herë më shumë sipërfaqen e metrit katror, në krahasim me një vit më parë, të hapësirave që do të ndërtohen.
Edhe thotë nuk jam padrino, po aty është pastrimi i parave. Loja është në fund fare te padrinoja. Nëse padrinoja vepron i qetë atëherë i shet këta edhe e mban mirë me e ndërkombëtarët. Në këtë pikë nuk më intereson Agasi mua, sepse ai është vetëm një lojtar. Nuk është sistemi Agasi, sistemi po vazhdon,” tha Fatos Lubonja.
