Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“11 vatra zjarri janë shuar plotësisht”, Ministria e Mbrojtjes: Dy vatra janë në mbikëqyrje, katër mbeten ende aktive

Shkruar nga Newsbomb
“11 vatra zjarri janë shuar plotësisht”, Ministria e
Foto ilustruese

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat në lidhje me zjarret në vend.  Në total janë raportuar 17 vatra. Prej tyre 11 janë shuar plotësisht. 2 vatra janë nën mbikëqyrje dhe 4 mbeten ende aktive.

Në terren ka shumë forca. Janë angazhuar 164 forca operacionale dhe 13 makina zjarrfikëse. Forcat e Armatosura po ndihmojnë me 90 efektivë dhe 2 helikopterë.

Vatrat aktive janë në 4 zona, në Dajt ku puna po vazhdon drejt Qafë-Priskës. Janë 68 forca në terren.

Në Vajkal, Bulqizë, ku zjarri është në zonë shkëmbore dhe ka djegur mbi 13 hektarë. Janë 48 forca në terren.

Ndërsa në Lundre, Mat, situata është e vështirë nga era. Në operacion janë forcat lokale, vullnetarë, 30 efektivë të FA dhe 1 helikopter.

Në Therepel, Skrapar, janë angazhuar zjarrfikësit e Skraparit, Beratit dhe Poliçanit, vullnetarë dhe 1 helikopter i FA.

Dy vatra të tjera janë nën kontroll. Bëhet fjalë për Qafën e Lugut - Vithkuq dhe malin e Qukësit - Prrenjas.

Ministria thotë se nuk ka rrezik për banesat. Operacionet për shuarjen e flakëve po vazhdojnë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po ndjek situatën pa ndërprerje në bashkëpunim me prefekturat dhe bashkitë. Prioritet mbetet mbrojtja e jetës dhe e pronës së qytetarëve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese