Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Politika ka ende mentalitet totalitar”, Afrim Krasniqi: Qeveria arriti në konkluzionin se njerëzit protestojnë se janë të lumtur dhe kanë pritshmëri të larta

Shkruar nga Newsbomb
“Politika ka ende mentalitet totalitar”, Afrim Krasniqi: Qeveria
Afrim Krasniqi

Politologu Afrim Krasniqi, i ftuar në emisionin "Off Records" në A2 CNN, ka folur në lidhje me gjendjen politike dhe sjelljen e mazhorancës gjatë kohës kur populli është ngritur në protestë. Ai u ndal në mbledhjen e qeverisë për të cilën tha se nuk është e shqetësuar se si t'i japë zgjidhje qytetarëve të vet.

“Mbledhja e qeverisë që duhet të ishte një mbledhje e cila duhet të kishte një përgjigje për shqetësimin publik, ka arritur në konkluzionin që njerëzit protestojnë dhe janë të pakënaqur për shkak të lumturisë dhe për shkak të pritshmërive shumë më të larta që ka një popull i lumtur, siç është rasti i Shqipërisë.

Zgjidhja që është dhënë se komunikimi dhe forcimi i partisë e zgjidh është tipike e një vendi që vjen nga një mentalitet i një periudhe totalitare, sepse nuk ka një parti serioze në Europë që mblidhet kur ka një shqetësim publik dhe diskuton se si fitojmë zgjedhjet e radhës.

Nuk jep përgjigje se kush janë problemet e vendit dhe cilat janë rrugëzgjidhjet për problemet e vendit. Nuk është çështje simbolike e ujit, më shumë është edhe strukturë shtetërore funksionimi. Nuk është çështje e një partie nëse Shqipëria ka apo s'ka ujë, por është çështje e politikave që ndiqen në këtë vend dhe futen një numër i madh institucionesh dhe qasjes publike.

Por kini parasysh kur ne diskutojmë ujin e pijshëm dhe diskutojmë përpara për të futur ujin pastaj për të qenë i pijshëm, se ky ujë nuk është i pijshëm, ndërkohë që të gjithë konsumojmë me rekord në rajon për konsumimin e ujit të blerë nga kompanitë e tjera që janë gjithmonë të njëjtat kompani që i kanë të gjitha në Shqipëri, diskutojmë minimalisht një etikë dhe diskutojmë ushqimin e qytetarëve, diskutojmë punësimin, mundësinë e punësimit si një ekzistencë e njeriut me status social, imagjino pastaj se në çfarë standardi po flasim për të shkuar pastaj për të pretenduar shtetin e së drejtës, demokracinë funksionale, përfaqësimin politik dhe standardin e Bashkimit Europian,” u shpreh Krasniqi.

Ai tha se është bukur të thuash që do të futemi në Bashkimin Evropian, por për t’u futur në BE duhet të sillemi si ata, por sipas tij seri tani nuk ka ndryshuar asgjë as nga jeta politike në vend.

“Kjo është një ëndërr shumë e bukur të thuash që do të hyjmë në BE dhe BE-ja do të na ndihmojë, BE-ja do të na pranojë dhe do të hyjmë në BE ditën kur ne do të sillemi si BE dhe atë çfarë ne po shohim, jeta politike jonë edhe te qeveria por edhe te aktorët e tjerë politikë, s'ka ndryshuar asgjë,” vijoi Afrim Krasniqi.

Sipas tij Shqipëria nuk është e njëjtë me atë të para disa muajve, pasi gjërat kanë ndryshuar pavarësisht nga numri i protestuesve që kemi parë në protestë dhe të vetmit që nuk e kanë kuptuar këtë janë politikanët dhe kjo nuk është e parë, pasi ky është një mallkim historik.

“Shqipëria nuk është më e njëjtë me atë para disa muajsh, pavarësisht nga numri i njerëzve që dalin në protestë dhe pavarësisht nga rrjedha e gjërave ditore, por të vetmit që s'e kanë kuptuar janë politikanët dhe vendimmarrësit dhe ky është, po themi, ndoshta një nga mallkimet historike që ne kemi në këtë vend dhe është një fatkeqësi e madhe që, mirë që nuk e kuptojnë individët të cilët janë konsumuar në pushtet dhe nuk kanë çfarë të ofrojnë, sepse në momentin për shembull kryeministri ynë, unë e marr seriozisht kryeministrin dhe kryeministri ka deklaruar që mandatin e parë nuk e mbajti dot premtimin meqenëse ra fjala për ujin. Nëse nuk e bën mandatin e dytë, mandatin e tretë, mos më prisni, mos më votoni. Në fakt është i katërti dhe siç duket do të premtojë edhe për të pestin për ta bërë këtë dhe ky është tipike një politikë që nuk ka një kontratë sociale, nuk ka një detyrim, nuk ndjen ndonjë detyrim para qytetarëve, ndjen vetëm para votuesve të vet dhe ndihet komode për sa kohë numri i votuesve është i kënaqur me benefitet e pushtetit.

Në fakt një shtet serioz duhet të ishte krejt tjetër. Duhet t'i jepte përgjigje jo pse shqiptarët po largohen, pse ka një valë të madhe zhgënjimi publik te politika dhe te vendimmarrja në Shqipëri. Pse njerëzit nuk e besojnë parlamentin dhe nuk e shohin përfaqësues? Pse njerëzit nuk i besojnë qeverisë dhe e shohin si rrezik? E shohin si kërcënim për pronën private, për liritë dhe të drejtat e njeriut,” tha politologu Afrim Krasniqi i ftuar në A2CNN.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese