Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I vunë prangat për ta nisur te Komisariati numër 1, Arvina Lleshi kërkon të lirohet: Kam mamin sëmurë, po i ndodhi gjë... (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
I vunë prangat për ta nisur te Komisariati numër 1, Arvina Lleshi
Aktivistja e ndaluar Arvina Lleshi

Pasi u ndalua nga efektivët gjatë përplasjeve në protestën e sotme, aktivistja Arvina Lleshi ka kërkuar me këmbëngulje që të lirohet duke thënë se mamaja e saj është me diagnozë të shëndetit mendor dhe nëse e shikon të bijën me pranga në duar, gjendja e saj mund të përkeqësohet. E irrituar, duke kërkuar të lihet e lirë, Lleshi i kërkon efektives që t'i japë telefonin e të lajmëroje motrën se është ndaluar.

"Më lini të shkoj, unë po të them kam mamin e sëmurë, dua të lajmëroj motrën tani sepse bëhet merak. Është me diagnozë të shëndetit mendor, nëse ajo më shikn mua nga televizori, do shikoni ju ta qetësoni? Po të them nxirre telefonin tani" dëgjohet të thotë Arvina Lleshi në videon e shpërndarë në rrjet nga Agron Shehaj. 

Ndërsa siç raportuam e para pak minutash, të ndaluarit pas përplasjeve të sotme para Kryeministrisë janë aktivistët Dritan Goxhaj e Arvina Lleshi, si dhe e huaja e rritur në Shqipëri e identifikuar si Bora. Tre të ndaluarit bëhet me dije se do të dërgohen për në Komisariatin numër 1 të Tiranës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese