Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Tensione mes Gjermanisë dhe Rusisë, Berlini akuzon Moskën për sulm hibrid me dron në Leipzig dhe mbyll Konsullatën, BE dhe NATO i dalin në krahë

Shkruar nga Newsbomb
Tensione mes Gjermanisë dhe Rusisë, Berlini akuzon Moskën
 

Tensionet mes Gjermanisë dhe Rusisë janë rritur ndjeshëm pas tentativës për sulm me dron në aeroportin e Leipzigut në fillim të gushtit. Berlini e ka akuzuar drejtpërdrejt Moskën si përgjegjëse për sulmin hibrid, i cili për fat nuk pati pasoja.

Kjo është arsyeja pse Gjermania ka marrë masa të menjëhershme ku së pari do të mbyllë Shtëpinë Ruse" në Berlin dhe të Konsullatën e Përgjithshme të Rusisë në Bon më 18 shtator.

Gjithashtu Gjermania i ka dhënë çështjes dimension evropian, duke kërkuar në nivelin e BE-së masa kundër flotës në hije dhe sanksione të reja ndaj Rusisë.

Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrid prezantoi ditën e sotme prova që sipas tij tregojnë se përgjegjëse është Rursia. Ai tha se sulmi ndoqi "modelin e vendosur të operacioneve hibride ruse në Evropë" dhe se mjetet e përdorura në Leipzig janë të njohura nga operacione të tjera ruse dhe nga lufta në Ukrainë.

Sipas qeverisë gjermane, "Rusia është përgjegjëse për sulmin hibrid në Leipzig dhe incidenti nuk është i izoluar, por pjesë e një plani më të gjerë veprimesh hibride". Dobrid theksoi se shërbimet gjermane regjistrojnë një nivel të lartë kërcënimesh hibride dhe shtoi: "Le të jemi të qartë: Ne nuk jemi në luftë, por një objektiv i përditshëm i luftës hibride".

Pala ruse i hodhi poshtë menjëherë akuzat. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se Gjermania do të marrë një përgjigje të përshtatshme.

"Të dyja kanë kohë që e shqetësojnë elitën në pushtet. Tani kanë gjetur një pretekst. Epo, do të marrin një përgjigje të përshtatshme. Ndërkohë, vetë Berlini është plotësisht i njollosur si nga pjesëmarrja e tij në konfliktin në Ukrainë ashtu edhe nga pjesëmarrja e tij në sulmet terroriste kundër civilëve. Ata po kërkojnë diçka për t'u mbajtur. Rusia do t'u përgjigjet të gjitha vendimeve anti-ruse". tha ajo.

Vendimi i Berlinit u mirëprit me solidaritet të plotë nga BE-ja dhe NATO. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shkroi se Greqia shqpreh solidaritet të plotë dhe se përpjekjet e Rusisë janë të kota.

"Greqia shpreh solidaritetin e saj të plotë me Gjermaninë pas sulmit hibrid të Rusisë në Leipzig. Përpjekjet për të frikësuar demokracitë tona nuk do të kenë sukses. Ne mbetemi të palëkundur dhe do të ruajmë një forcë parandaluese të besueshme për të mbrojtur qytetarët tanë dhe sigurinë tonë".

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se "përpjekjet e Rusisë për të na frikësuar, për të minuar unitetin tonë dhe vendosmërinë tonë për të mbështetur Ukrainën janë të kota dhe do të dështojnë".

Mbështetje erdhi edhe nga aleatë të tjerë. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ai "mbështet miratimin e sanksioneve të reja evropiane kundër Rusisë".

"Ne duhet të jemi të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës, Franca do të vazhdojë të luajë rolin e saj të plotë këto sulme hibride po rriten në Evropë. Ato nuk mund të mbeten pa përgjigje", tha Macron

Suedia deklaroi se do të zhvillojnë një takim me ambasdorin rus në Stokholm për të diskutuar sjelljen e Rusisë.

"Ne do të thërrasim ambasadorin rus në Stokholm për të shprehur protestën e fortë të Suedisë ndaj sjelljes së Rusisë".

Edhe Britania, Polonia dhe Finlanda shprehën solidaritet, ndërsa Ministri i Jashtëm ukrainas e cilësoi sulmin si pjesë të strategjisë agresive të Rusisë kundër Gjermanisë dhe Europës. Pyetja që mbetet është nëse SHBA do të dalë hapur në krah të Gjermanisë.

Kujtojmë se sipas autoriteteve gjermane, zyrtarët e aeroportit të Leipzigut panë rastësisht një dron pranë aeroplanëve ukrainas të mallrave. Droni kishte në bord një pajisje shpërthyese e cila nuk shpërtheu sepse detonatori ishte i dëmtuar. Autoritetet dyshojnë se një dron i dytë është përplasur me një aeroplan mallrash në distancë të shkurtër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese