Pasi qindra protestues ashtu të revoltuar, duke kërkuar njëzëri dorëheqjen dhe përballjen me të, kryeministri Edi Rama raportohet se ka dalë nga zyra e tij pas më shumë se një ore ku ngeci i bllokuar. Siç mund ta shikoni dhe në foton e siguruar nga burimet, Rama shfaqet duke dalë nga zyra e tij menjëherë sapo është vendi para Kryeministrisë është boshatisur.
Sakaq, qindra qyteatrë kanë mbyllur protestën e 94-të dhe kanë nisur me marshimin e tyre nëpër kryeqytet. Ndërsa një pjesë e tyre mësohet se janë nisur për te Komisariati numër 1, ku do kërkojë lirimin e personave që u ndaluan nga Policia pas përplasjeve të sotme, nga të cilat mbeti i plagosur një efektiv. Dyshohet se numri i të ndaluarve nga protesta e sotme , të jetë afro 11 persona. Megjithatë, deri më tani i sigurt është ndalimi i 4 personave, të cilët janë publikuar në rrjet, mes tyre aktivistët: Dritan Goxhaj, Alvina Lleshi e Edison Lika si dhe shtetasja e huaj e identifikuar si Bora.




