Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Gjykatat thonë 'larg menderes time', janë bëre lesh arapi", Manjani: Ja çfarë mund të ndodhë me Erion Veliajn

Shkruar nga Newsbomb
"Gjykatat thonë 'larg menderes time', janë bëre
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Ylli Manjani, i ftuar në Euronews Albania në emisionin "Now" me Erla Mëhillin, ka folur në lidhje me çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet aktualisht në burg. Ai tha se Gjykata e Lartë ka tre alternativa për vendimin.

Sipas Manjanit, alternativa e parë është që gjykata të shfuqizojë masën e qëndrimit në burg dhe të vendosë një masë tjetër. Kjo sipas tij është më e thjeshta dhe më e drejtpërdrejta, por vështirë të ndodhë, pasi Gjykata e Lartë s'e ka bërë ndonjëherë me kaq lehtësi dhe është fshehur gjithmonë pas vendimeve të gjykatave të tjera.

Alternativa e dytë, siç e quan ai varianti "shqiptarçe", është që Gjykata e Lartë ta heqë nga mendja dhe t'ia lërë çështjen Gjykatës së Apelit. E prish vendimin e masës së sigurisë dhe ia kalon Apelit, me logjikën "laj duart, unë jam i pavarur".

Alternativa e tretë është ta lërë në fuqi masën e burgut, ose ta kthejë sërish çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë skenar, Veliaj mund të dalë nga paraburgimi, por të shkojë në arrest shtëpie, çka sërish ia vështirëson qeverisjen e bashkisë.

Manjani tha se në sistemin aktual është përmbysur hierarkia e shtetit, ku secila gjykatë e lartë sillet si "bos më vete", dhe situata është kthyer në një "lëmsh arapi".

"Tre alternativat, mund të shfuqizojë masën e qëndrimit në burg dhe të kërkojë apo të vendosë një masë tjetër, kjo është më e thjeshta, më e drejtpërdrejta, vështirë ta bëjë se nuk e ka bërë ndonjëherë. S'ka bërë ndonjëherë me kaq lehtësi, domethënë Gjykata e Lartë e jona ka gjetur gjithmonë strehë, është fshehur pas vendimeve të gjykatave të tjera dhe kjo është absurde në fakt për një Gjykatë të Lartë, se ne vetëm Gjykatë të Lartë nuk kemi, por kjo është diskutim tjetër.

Alternativa e dytë është varianti si gjithmonë shqiptarçe, e heq nga menderja dhe ia ka lënë dikujt tjetër, pra e ka lënë çështjen, ia ka lënë Apelit, ia ka lënë Gjykatës së Apelit për gjykim. Pra e prish vendimin e masës së sigurisë dhe ia kalon Apelit, e bëjnë ata. Shqiptarët e bëjnë këtë gjë, thotë larg menderes time, çfarë më duhet mua, laj duart, unë jam i pavarur, e kupton? Do dëgjojmë edhe këtë vjershën e pavarësisë, ndonëse e kanë një detyrim të paktën për ta arsyetuar mbajtjen në burg sipas asaj që i kërkon Kushtetuesja, të paktën.

Gjykata e Lartë vetë është shefi, se këtu janë gjithë bosët, e kupton, bos është bos. Gjykata e Lartë edhe Gjykata Kushtetuese, Kushtetuesja më bos sesa Gjykata e Lartë, janë bosa në vete secili, për fat të keq. Dhe kjo është ajo që po ju them, ju s'doni ta besoni, kam kohë që ju them, po është përmbysur hierarkia e shtetit, këtu është bërë një lesh arapi që hajde të gjesh se ku është fundi.

Alternativa e tretë është ta lërë në fuqi, ta lërë në burg, nuk e shoh, thotë, të arsyeshme ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të shkojë prapë në Kushtetuese.”tha Ylli Manjani.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese