Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Sherr i dhunshëm mes vëllezërve, korçari merr sëpatën dhe qëllon në shpatull vëllanë e tij

Shkruar nga Newsbomb
Sherr i dhunshëm mes vëllezërve, korçari merr
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një shtëpi në lagjen nr. 13 të Korçës,  ku një qytetar thuhet se ka goditur me sëpatë vëllain e tij. Ky i fundit ka marrë plagë në pjesën e shpatullës ndërsa fatmirësisht thuhet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën e po merr mjekimin e nevojshëm në spital.

Po ashtu bëhet me dije se autori ka tentuar të zhduket nga vendngjarja. Mirëpo arratia e tij ka zgjatur vetëm pak minuta pas efektivët e Korçës e kanë vënë në pranga. Ndërkohë, autori thuhet se është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese