Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Profesori Edward P. Joseph optimist: Shqipëria mund t'i mbyllë kapitujt brenda vitit, por duhen ndalur sulmet ndaj SPAK-ut

Shkruar nga Newsbomb
Profesori Edward P. Joseph optimist: Shqipëria mund t'i mbyllë
Edward P. Joseph

Eksperti i Johns Hopkins University, Edward P. Joseph, është shprehur optimist për Shqipërinë pasi sheh një moment pozitiv në rrugën drejt BE-së.

Në një intervistë për emisionin "War Report", ai u shpreh se ndarja e vendeve sipas meritës individuale është thelbësore dhe se në të kaluarën Tirana është dëmtuar nga kjo qasje në grup.

Sipas tij, bllokimi i padrejtë erdhi për shkak të paketimit me Maqedoninë e Veriut, gjë që mbajti pezull hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ndërkohë që Shqipëria ka ecur përpara, Shkupi ka mbetur në vend.

Joseph vlerëson se suksesi i Shqipërisë do të ishte lajm i mirë për gjithë Ballkanin Perëndimor dhe vlerëson qasjen aktuale të Brukselit për zgjerimin. Ai beson se ekziston mundësia reale që të gjithë kapitujt të mbyllen brenda këtij viti, me referendumin si hapin pasues.

Megjithatë, ai ngre edhe një kusht për të mos humbur këtë momentum: mbrojtjen e drejtësisë nga presioni politik.

"Shqipëria është penalizuar duke qenë pjesë e një grupi, për vite me radhë Shqipëria nuk ka mundur që të hapë negociatat pasi ishte në grupin me Maqedoninë, kjo nuk ishte e drejtë. Shqipëria ka vijuar ecurinë e saj dhe Maqedonia ka ngelur në vend. Çelësi është angazhimi individual i shteteve për të bërë avancimet. Nuk duhet të lejohen sulmet ndaj SPAK dhe të bëhen punët pezull. Shqipëria ka gjasë që të mbyllë të gjithë kapituj brenda këtij viti dhe më pas të kalojë në referendum dhe kjo do të ishte një gjë shumë pozitive për të gjithë Ballkanin. BE po bën shumë gjëra në rrugën e duhur, BE është angazhuar në zgjerimin e Ballkanit Perëndimor", tha Edward P. Joseph.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese