Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nga sot më pak urbanë në Tiranë, operatorët: Kostot e larta na detyrojnë të reduktojmë flotën

Shkruar nga Newsbomb
Nga sot më pak urbanë në Tiranë, operatorët: Kostot e
Foto ilustruese

Operatorët e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës së urbaneve në kryeqytet, duke nisur nga dita e sotme, për shkak të kostove të larta të operimit dhe mosrealizimit të kompensimit për karburantin.

Ashtu siç ishte njoftuar më herët, që prej sot operatorët e transportit publik do të reduktojnë numrin e urbanëve në qarkullim. Si pasojë e reduktimit të urbanëve, Tirana pritet të ketë 20-30% më pak mjete urbane në lëvizje, e cila do të sjelli pritje të gjata për qytetarët.

Përmes një letre drejtuar Kryeministrisë, Bashkisë së Tiranës dhe ministrive përgjegjëse, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë bërë me dije se gjendja financiare e operatorëve është rënduar ndjeshëm.

Sipas tyre, mungesa e mbështetjes financiare e bën të pamundur vijimin e operimit me kapacitet të plotë. Operatorët kanë kërkuar ndërhyrje urgjente për realizimin e kompensimeve, si dhe vijimin e mbështetjes për përballimin e kostove të operimit.

Por nga ana e tyre ata bëjnë me dije se do të përpiqen të garantojnë vijimësinë e shërbimit, por theksojnë se në kushtet aktuale 100% flotës nuk është e përballueshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese