Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Policia e Shtetit hap dyert për aplikantët e rinj, Lamallari jep lajmin e mirë: Rritet kufiri i moshës për pranim (URDHRI-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Policia e Shtetit hap dyert për aplikantët e rinj, Lamallari jep
Besfort Lamallari, Akademia e Sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka firmosur së fundmi për rishikimin e kufirit të moshës për pranimin në Policinë e Shtetit, duke zgjeruar kështu mundësitë për të rinjtë, profesionistët me përvojë dhe punonjësit që vijnë nga struktura të tjera të sigurisë.

Mësohet se vendimi për zgjerimin e kufirit të moshës për të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e radhëve, vjen në përgjigje të kërkesave të shumta të adresuara përmes rrjeteve sociale dhe komunikimeve të drejtpërdrejta.

Sipas urdhrit, kufiri i moshës për pranimin në Polici rishikohet deri në 35 vjeç për kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe synojnë të angazhohen në role zbatuese, përfshirë shërbimin në Patrullën e Përgjithshme, përmes ndjekjes së Kolegjit Bazë. Brenda të njëjtit kufi moshe, deri në 35 vjeç, mund të ndjekin studimet Bachelor në Akademinë e Sigurisë edhe kandidatët që synojnë të hyjnë në strukturat e Policisë në rolin e parë drejtues, me gradën nënkomisar.

Mundësi të reja krijohen edhe për profesionistët me arsim të lartë. Personat që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, me profile të përshtatshme, si ekonomi, financë, teknologji informacioni etj., mund të pranohen në rolin e parë drejtues deri në moshën 40 vjeç, pas përfundimit të kursit të specializuar për nënkomisarë.

Ndërkohë, për punonjësit që vijnë nga institucione të tjera të sigurisë, kur plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë procedurat përkatëse të pranimit, nuk do të ketë kufizim moshe.

Policia e Shtetit hap dyert për aplikantët e rinj, Lamallari jep
 

Reagimi i Lamallarit:

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese