Në një kohë kur e gjithë bota po shpresonte se do të kishte “paqe” mes Donald Trump dhe Iranit, një sulm i ri amerikan ka rikthyer frikën për një përshkallëzim edhe më të madh të konfliktit.
Përplasja SHBA-Iran po hyn në një fazë të rrezikshme, pas valës së dytë të bombardimeve amerikane brenda vetëm 24 orëve dhe hakmarrjes së gjerë iraniane ndaj objektivave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.
Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se kishte goditur instalime të Gardës Revolucionare Islamike, përfshirë sisteme të mbrojtjes ajrore, radarë, mjete detare, kapacitete për vendosjen e minave dhe infrastrukturë komunikimi.
Irani u përgjigj me një “operacion vendimtar hakmarrës”, duke njoftuar sulme me raketa dhe dronë ndaj bazave dhe interesave amerikane në Jordani, Irak dhe Bahrein. Jordania tha se kishte interceptuar dhjetë raketa balistike iraniane, ndërsa Kuvajti raportoi sulme me raketa dhe dronë. Në Bahrein u aktivizuan gjithashtu sirenat e mbrojtjes ajrore.
Donald Trump paralajmëroi Teheranin se çdo hakmarrje e mëtejshme do të sillte goditje edhe më të fuqishme. Nga ana tjetër, zëdhënësi ushtarak iranian Ebrahim Zolfaghari kërcënoi me një “hakmarrje më të madhe dhe më shkatërruese” nëse sulmet amerikane vazhdojnë, duke paralajmëruar edhe vendet që bashkëpunojnë me SHBA-në.
“Nëse Teherani hakmerret kundër këtij sulmi plotësisht të justifikuar, do të goditet përsëri, shumë më fort dhe shumë më fort”, tha ai nëpërmjet Truth Social.

Ndërkohë, viktimat po shtohen. Gjysmëhëna e Kuqe iraniane raportoi se katër persona, mes tyre një fëmijë, u vranë dhe mbi 50 u plagosën nga një sulm me raketa në jug të Iranit, ndërsa po zhvillohej një dasmë. Sipas agjencisë IRNA, shtatë persona të tjerë u vranë dhe nëntë u plagosën në një sulm në provincën Khuzestan.
According to a release from U.S. Central Command (CENTCOM), they have completed the wave of strikes against Iran, with air defense sites, radar systems, maritime assets and facilities, mine laying capabilities, and communications sites all being targeted in the strikes. Per the… pic.twitter.com/Ls059GwW60
— OSINTdefender (@sentdefender) September 1, 2026
Shpërthime u raportuan gjithashtu pranë Bandar Abbas dhe në ishullin Qeshm, ku ndodhet një terminal i rëndësishëm i eksportit të naftës, ndërsa një aeroport në provincën Kerman u raportua si objektiv.
Sulmet erdhën vetëm disa orë pasi presidenti iranian Masoud Pezeshkian bëri thirrje për rikthim në diplomaci, duke propozuar dialog nëse SHBA-ja respekton angazhimet e mëparshme.
Situata po trondit edhe tregjet globale. Dy supercisterne nafte u goditën nga raketa me origjinë të panjohur në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa tensionet kanë shtyrë çmimin e naftës amerikane WTI mbi 90 dollarë për fuçi dhe gazin natyror evropian në nivelin më të lartë në tre vjet.
Footage shows the aftermath of a U.S. airstrike on a wedding venue in Bandar Kuhestak, Sirik County, southern Iran.
— OSINTWarfare (@OSINTWarfare) September 1, 2026
According to Iranian state media, 35 people sustained serious injuries, while four fatalities have been confirmed, including one child and one woman.
Debris… pic.twitter.com/3qGWlcSyIt
Përveç presionit ushtarak administrata Trump ka paralajmëruar edhe masa të reja për të goditur rëndë ekonominë iraniane. Ndërkohë, autoritetet në Teheran u kanë bërë thirrje qytetarëve të kufizojnë konsumin e karburantit, në një kohë kur bllokada detare amerikane po vështirëson importet.
