AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli lë në burg aktivisten turke pavarësisht statusit prej azilanteje politike në Francë

Gjykata e Apelit nuk e pranoi kërkesën e aktivistes turke, Julide Yazici për t’u lënë në arrest shtëpie, duke argumentuar se mund të largohet jashtë shtetit. Funksionarë të një përfaqësie diplomatike perëndimore i thanë BIRN, se është detyrë e autoriteteve shqiptare që të respektojnë ligjet dhe konventat ndërkombëtare që kanë nënshkruar.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 weeks më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Foto: Vladimir Karaj.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vendosi të premten më 21 gusht të miratojë vendimin e Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” ndaj aktivistes politike 32-vjeçare, Julide Yazici. Ajo u arrestua më 4 gusht 2026 në Rinas, ndërsa udhëtonte nga Franca për në Shqipëri, pasi rezultoi se ishte në kërkim nga Interpol Ankaraja për qëllime ekstradimi. Vendimi në Apel u mor nga gjyqtarja Valdete Hoxha ndërsa prokuroria u përfaqësua nga prokurorja Afërdita Ndoi.

Yazici dhe mbrojtësi i saj e ankimuan vendimin e Shkallës së Parë dhe kërkuan “arrest në shtëpi”, me argumentin se e reja nuk paraqet asnjë rrezikshmëri, si dhe se ka statusin e azilantes politike në Francë, vend i Bashkimit Evropian. Po ashtu, u soll në vëmendje se për mundësimin e zbatimit të kësaj mase është marrë dhe shtëpi me qira.

Të pranishëm në seancën e të premtes, ishin në cilësinë e vëzhguesit, përfaqësues të ambasadës franceze në Tiranë.

Kërkesa e përfaqësuesit ligjor të Yazici, avokatit Artan Shllaku, nuk u pranua nga gjykata me arsyetimin se për momentin e ndaluara duhet të mbahet në burg, pasi mund të largohet për në Francë. Sipas gjykatës, rrethanat e paraqitura nga mbrojtja e të ndaluarës, duhet të parashtrohen dhe analizohen në gjykimin tjetër me objekt kërkesën e autoriteteve turke për ekstradimin e aktivistes.

Funksionarë të një përfaqësie diplomatike perëndimore, që kërkuan të mos përmendej vendi nga vinin, i thanë BIRN pas përfundimit të seancës, se është detyrë e autoriteteve shqiptare që të respektojnë ligjet dhe konventat ndërkombëtare, duke qenë se shteti shqiptar është nënshkrues i këtyre konventave.

Avokati Shllaku ka pohuar më parë për BIRN se Yazici kishte qenë edhe një vit më parë në Shqipëri për të takuar familjen dhe nuk kishte pasur probleme. Sipas tij, ajo është nëpunëse publike në Francë dhe jep mësim në një shkollë fillore.

Julide Yazici kërkohet nga autoritetet turke për të vuajtur një dënim të mbetur prej 3 vjetësh, 5 muajsh e 22 ditësh, nga dënimi me 4 vjet burgim në total, nën dyshimet për dhënie të ndihmës logjistike dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste.

Sipas vendimit të Gjykatës Kombëtare të Azilit, CNDA, në Francë, të datës 16 nëntor 2020, të cilin BIRN e ka, Yazici është përfshirë vazhdimisht në aktivizëm politik në Turqi dhe ka qenë pjesëmarrëse në protestat e famshme të Parkut Gezi në vitin 2013 kundër qeverisjes së presidentit aktual të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Ajo ka mbështetur aktivisht ish-Partinë Demokratike të Popullit, HDP, një forcë politike e majtë që mbështeste minoritetin kurd në Turqi dhe që u transformua më vonë në “DEM Parti”.

Vendimi i gjykatës franceze që i ka njohur azilin Yazicit, thotë se ajo u arrestua në janar 2016 “për shkak se i kishte lejuar një gruaje të re që nuk e njihte, e cila i ishte prezantuar nga një mik, të qëndronte në dhomën e saj studentore”. Duke justifikuar njohjen e statusit të azilantes, gjykata franceze citon në dokument se “znj. Yazici ka një frikë të justifikuar, në kuptim të dispozitave të përmendura më lart të Konventës së Gjenevës, se do të përndiqet nëse kthehet në vendin e saj për shkak të aktivizmit të saj politik,” dhe në Nenin 2 të po këtij vendimi sanksionohet: “Znj. Julide Yazici njihet si refugjate.”

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar organizata e majtë franceze “Union pour la Reconstruction Communiste”, URC, e cila deklaroi se Yazici është anëtare e saj. Organizata theksoi në një publikim në X se “nëse Julide do të ekstradohej, ajo rrezikon të pësojë tortura dhe trajtime çnjerëzore”.

Arrestimi i Yazicit vjen në një moment interesant, pasi forcat politike në Turqi, përfshirë partinë e Erdoganit dhe përfaqësuesit e kurdëve në parlament, arritën një marrëveshje që synon ndër të tjera edhe një amnisti për shumë prej kurdëve të dënuar.

Yazici nuk është e para shtetase turke dhe aktiviste politike që arrestohet për qëllime ekstradimi në Shqipëri. Më herët, mësues dhe punonjës të lidhur me lëvizjen e të ndjerit Fetullah Gylen janë arrestuar për qëllime ekstradimi. Shqipëria ka dorëzuar në mënyrë kontroverse qytetarë turq të dyshuar si të lidhur me lëvizjen gyleniste.

Etiketa: aktiviste turkearrest në burgazil politikekstradimFranceGjykata e ApelitJulide Yazici.ShqipëriTe drejtat e NjeriutTurqi
Tjetri
gjkko

Afera e tunelit të Llogarasë, gjykata zbut masat e sigurimit për ish-zyrtarët e ARRSH-së

photo 2026 09 02 21 35 41

Mbyllja e faqeve të mediave në platformat e Meta-s alarmon gazetarët shqiptarë

21:41 | 05/09/2026
edhe një herë për çmimin e bananeve

Edhe një herë për çmimin e bananeve

09:31 | 05/09/2026
Traumë e trashëguar: Si i mundon ende të rinjtë lufta e Bosnjës

Vuçiçi i cilëson “budallallëqe” kritikat e BE-së ndaj nderimeve për Mlladiçin

17:50 | 04/09/2026
viber image 2026 09 04 14 05 08 143 1536x1152

Kosova padit zyrtarë serbë të sigurisë për masakrën në kompleksin e familjes Jashari

17:26 | 04/09/2026
protesta te 3 shi

Gjykata i shpall të paligjshme arrestimet e 14 protestuesve te Kryeministria

17:24 | 04/09/2026
klp bosh

KLP e kthen garën për kryeprokurorin e ri në ‘një lojë kungulleshkash’

15:27 | 04/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.