Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Foto e Ditës

SPAK në Buenos Aires

Shkruar nga Newsbomb
SPAK në Buenos Aires

SPAK ka qenë pjesë e Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Drogave, e zhvilluar në Buenos Aires të Argjentinës, në një aktivitet ku u mblodhën përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe agjencive ligjzbatuese nga disa vende të botës.

Në këtë takim kanë qenë të pranishëm drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, ish-drejtuesi Altin Dumani, si dhe prokurori i posaçëm Vladimir Mara. Pjesëmarrja e tyre vjen në kuadër të forcimit të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës.

Mbështetja për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të SPAK në këtë konferencë është bërë nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara, përmes Zyrës së Prokurorëve të Huaj për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin.

Gjatë konferencës, drejtuesi i SPAK mori pjesë në takimet e organizuara nga DEA, ndërsa prokurorët shqiptarë zhvilluan 12 takime të nivelit të lartë me homologë nga Shtetet e Bashkuara, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina.

Përmes këtyre kontakteve, synohet forcimi i koordinimit dhe shkëmbimit të informacionit me autoritetet e vendeve partnere, veçanërisht përballë rrjeteve kriminale që veprojnë përtej kufijve.

Ambasada amerikane në Tiranë e ka vlerësuar pjesëmarrjen e SPAK si pjesë të përpjekjeve për një bashkëpunim më të ngushtë ndërkombëtar kundër organizatave kriminale dhe trafikut të drogës, duke nënvizuar rëndësinë e koordinimit mes institucioneve ligjzbatuese në Europë, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara.

Sondazh

Poll

Hapësire reklamuese