AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Nismë për referendum, kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura

Pas gati 70 ditësh protestë, një grup prej 12 aktivistësh po kërkon që të aktivizojë instrumentin e demokracisë së drejtpërdrejtë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të anuluar ligjin e shumë debatuar 21/2024, që i hapi rrugën investimeve turistike në zonat e mbrojtura.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 weeks më parë
në Lajme, Mjedisi, Revolucioni i Flamingove
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani
Një protestuese me pankartë kundër projektit në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë. | Foto: Nensi Bogdani

Një grup nismëtar prej 12 përfaqësuesish të shoqërisë civile dorëzuan të enjten një kërkesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, për të nisur procedurat për mbajtjen e një referendumi që synon shfuqizimin e ligjit kontrovers “21/2024”, që lejon ndërtimin e resorteve brenda Zonave të Mbrojtura.

Kërkesa i drejtohet Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, dhe kërkon pajisjen e grupit me formularët tip për mbledhjen e 50,000 nënshkrimeve të nevojshme nga zgjedhësit.

Ky grup kërkuesish përbëhet nga aktivistë, gazetarë dhe përfaqësues organizatash mjedisore. Firmëtarët janë Besjana Guri, Blendi Salaj, Ersid Domnori, Gentiana Kapllani, Gezim Shuli, Irini Myftaraj, Joniada Ngjelo, Lazjon Petri, Mateo Yskollari, Migena Kukli, Oljam Dërvishi dhe Rikaldo Çelaj.

Sipas dokumentit të dorëzuar, ndryshimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura cënon në disa pika “qëllimin e mbrojtjes së habitateve natyrore në disa drejtime”. Shqetësimi thelbësor lidhet me konceptin e “turizmit të ekselencës”, i cili lejon ndërtimin e strukturave akomoduese me 5 yje dhe infrastrukturës mbështetëse brenda këtyre zonave. Aktivistët vlerësojnë se formulimi i ligjit, që është kundërshtuar që prej draftimit, krijon një bazë justifikuese që rrezikon transformimin e tyre në territore për zhvillim turistik intensiv, në kundërshtim me qëllimin e mbrojtjes së ekosistemeve.

“Kjo dispozitë krijon një përjashtim të posaçëm nga regjimi i përgjithshëm mbrojtës, duke lejuar ndërtime dhe zhvillime turistike edhe në rastet kur ate nuk janë parashikuar në aktin fillestar të shpalljes së zonës së mbrojtur”, thuhet në kërkesë, duke iu referuat nenit 33 të ligjit.

Aktivistët theksojnë gjithashtu se ligji i ri, i jep kompetenca të gjera Këshillit të Ministrave për të lejuar veprimtari rast pas rasti, duke anashkaluar Planet e Menaxhimit dhe duke cenuar pjesëmarrjen publike. Duke ngritur alarmin për pasojat e pakthyeshme mjedisore, kërkesa thekson qartë se “zhdukja e një specieje apo shkatërrimi i një habitati parësor nuk riparohet dot përmes asnjë kompensimi financiar”.

Në kërkesë evidentohet se zbatimi i këtij ligji bie ndesh edhe me angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë dhe rrezikon procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, specifikisht për Kapitullin 27. Grupi thotë se pyetja në fletën e votimit që do u shtrohet qytetarëve është: “A duhet të shfuqizohet Ligji Nr. 21/2024, ‘Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017, Për zonat e mbrojtura’?”.

Kjo nismë për referendum vjen pas një vale të paprecedentë protestash popullore dhe mjedisore të njohura gjerësisht si “Revolucioni i Flamingove”. Këto protesta, të cilat filluan në fund të majit 2026, u ndezën edhe për shkak të zbatimit të ndryshimeve të debatueshme në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe planet për një resort turistik në zonën e Pish Poro-Nartës, i mbështetur nga dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner. Aktivistët e mjedisit e shohin Lagunën e Nartës është një ekosistem thelbësor dhe një stacion jetik për zogjtë shtegtarë.

Flamingot, banorë të përhershëm dhe vizitorë të këtyre lagunave, u shndërruan me shpejtësi në simbolin e protestave, ku mijëra qytetarë në Tiranë dhe diasporë marshuan me pankarta dhe silueta flamingosh. Përpos kërkesave për dorëheqje të qeverisë dhe anulimin e projekteve në zonat e mbrojtura, protestuesit për gati 70 ditë kërkojnë edhe transparencë, llogaridhënie për pronat publike, dhe shfuqizimin e ligjit 21/2024.

 

Etiketa: Besjana GuriBlendi SalajErsid DomnoriGentiana KapllaniKerkesa per referendumKomisioni Qendror i ZgjedhjeveLigji 21/2024ProtestatZonat e Mbrojtura
Tjetri
photo 2026 06 21 21 56 29

Tranzicioni demokratik i Shqipërisë dhe fenomenet e reja autoritare

edhe një herë për çmimin e bananeve

Edhe një herë për çmimin e bananeve

09:31 | 05/09/2026
Traumë e trashëguar: Si i mundon ende të rinjtë lufta e Bosnjës

Vuçiçi i cilëson “budallallëqe” kritikat e BE-së ndaj nderimeve për Mlladiçin

17:50 | 04/09/2026
viber image 2026 09 04 14 05 08 143 1536x1152

Kosova padit zyrtarë serbë të sigurisë për masakrën në kompleksin e familjes Jashari

17:26 | 04/09/2026
protesta te 3 shi

Gjykata i shpall të paligjshme arrestimet e 14 protestuesve te Kryeministria

17:24 | 04/09/2026
klp bosh

KLP e kthen garën për kryeprokurorin e ri në ‘një lojë kungulleshkash’

15:27 | 04/09/2026
photo 2026 09 03 21 27 44

Meta pranon se mbylli gabimisht llogari të aktivistëve shqiptarë në Instagram

11:50 | 04/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.