AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Vendi Kuvendi

Kuvendi fut në ngërç pagesën e magjistratëve sipas standardeve kushtetuese

Për shkak se Kuvendi i Shqipërisë nuk përmbushi detyrimin për të kryer ndryshimet ligjore brenda afatit të përcaktuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ripërllogaritjen e pagave të gjyqtarëve, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi me shumicë votash që të përcaktojë rrogat e magjistratëve sipas frymës dhe arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 weeks më parë
në Kuvendi, Lajme
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
mbledhje e klgj
Këshilli i Lartë Gjyqësor gjatë mbledhjes së 20 majit 2026. Foto: Vladimir Karaj.

Moszbatimi nga Kuvendi i Shqipërisë i detyrimit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese me vendimin e datës 17 shkurt 2026, për miratimin e ndryshimeve ligjore të nevojshme për të rregulluar pagën e magjistratëve me standardet kushtetuese, ka krijuar një ngërç në kërkesat buxhetore të programit buxhetor afatmesëm 2027-2029 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ. Të premten, më 21 gusht, departamenti i buxhetit në KLGJ paraqiti për miratim një draft për këtë program duke iu referuar ligjit të vjetër, tashmë të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese. Ky draft u kundërshtua nga shumica e anëtarëve të Këshillit me argumentin se duhet zbatuar vendimi kushtetues, i cili përcakton heqjen e uljes së fshehtë të pagës që diktohej nga ligji i mëparshëm. Po ashtu, pavarësisht mosveprimit nga ana e Kuvendit, u kërkua që pagat e gjyqtarëve të përcaktohen sipas arsyetimit të atij vendimi.

Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht më 2 shkurt të këtij viti kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve lidhur me përllogaritjen e rritjes së pagës së magjistratëve, pavarësisht fushatës së ndërmarrë nga Kryeministri Edi Rama kundër kërkesës së paraqitur nga gjyqtarët.

Unioni i Gjyqtarëve, dhe më vonë Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, kërkuan që të shpalleshin antikushtetuese nenet e ligjit që e lidhin pagën e magjistratëve me atë të Presidentit të Republikës, duke kërkuar që ajo të përllogaritej bazuar në referencat për pagat e administratës.

Gjykata Kushtetuese i cilësoi përcaktimet e mëparshme ligjore si “ulje të fshehtë” të pagave dhe ia la në dorë Kuvendit përzgjedhjen e referencës mbi të cilën do të bazohet përcaktimi i rrogës për magjistratët. Gjykata vendosi që magjistratët duhet të përfitojnë të njëjtën rritje si funksionarët e tjerë. U la afat që ndryshimet ligjore të hynin në fuqi brenda datës 31 korrik, me qëllim që përllogaritja e pagës së magjistratëve të realizohej nga data 1 gusht e në vijim.

Megjithëse Gjykata Kushtetuese i vendosi detyrim Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme brenda datës 31 korrik 2026, si dhe përcaktoi që efektet e shfuqizimit të hynin në fuqi ditën e hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore por jo më vonë se data 31 korrik, deri tani nuk ka pasur asnjë veprim nga ana e ligjvënësit.

Pasoja e ardhur nga mosveprimi i Kuvendit shkaktoi diskutime në mbledhjen plenare të zhvilluar të premten në KLGJ. Drejtori i Departamentit të Programimit dhe Administrimit të Buxhetit në KLGJ, Xhevdet Haxhiu, parashtroi draftin për programin buxhetor afatmesëm 2027-2029, ku ndër të tjera ishte parashikuar edhe fondi për pagat. Anëtarja Gentiana Muçaj konstatoi se përllogaritja ishte kryer bazuar në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të shfuqizuar pjesërisht nga ana e Gjykatës Kushtetuese për sa i përket formulës së përcaktimit të pagës referuese të magjistratëve. Muçaj theksoi se ky program, që parashikon planifikimin buxhetor deri në vitin 2029, nuk mund të bazohet mbi një ligj të shfuqizuar.

Haxhiu argumentoi se legjislacioni përcakton që, kur kryhen ndryshime ligjore, atëherë fondi i kërkohet Ministrisë së Financave sipas atyre përcaktimeve të reja.

Megjithatë, gjyqtarja Muçaj theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm për t’u zbatuar, pavarësisht se Kuvendi nuk e ka përmbushur detyrimin e tij për t’i kaluar ndryshimet ligjore deri më datë 31 korrik. Ajo solli në vëmendje se në vendim është e qartë që pagat e magjistratëve duhet të ripërllogariten nga 1 gushti e në vijim.

“Kërkoj shtyrjen e seancës për të mundësuar përllogaritjen e pagave, me qëllim që ato të reflektohen në projektbuxhet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese,” deklaroi Muçaj.

Propozimi i saj u mbështet edhe nga anëtaret e tjera magjistrate, Ermona Muçi dhe Irena Plaku.

“Ne kemi detyrimin të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Aq më tepër ne, që jemi institucion i drejtësisë. Situata juridike është e qartë, nuk ka asnjë vështirësi, pasi e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese se kur fillon zbatimi i ligjit dhe si bëhet përllogaritja. Ne kemi detyrimin ta zbatojmë këtë vendim derisa të miratohet ligji i ri. Gjykata nuk e ka lënë të parregulluar në varësi të vullnetit politik, por e ka përcaktuar të zbatohet drejtpërdrejtë,” deklaroi Plaku, duke shtuar se duhet të përcaktohet vlera e pagës që të mundësohet kërkimi i fondeve.

Anëtarja Muçi deklaroi se nuk u hiqte asnjë presje atyre që thanë Plaku dhe Muçaj, duke ritheksuar detyrimin për të respektuar vendimin e Gjykatës. “Kuvendit i janë lënë disa muaj afat për ta rregulluar; nuk e di pse nuk është zbatuar ai detyrim. Nuk do të doja të binim në nivelin e moszbatimit të një vendimi kushtetues, sidomos kur jemi në proces integrimi, i cili kërkon zbatimin e këtyre vendimeve. Nëse nuk i zbatojmë ne, çfarë presim nga të tjerët? Si mund të themi se nuk kemi ligj dhe si mund të votojmë një ligj të shfuqizuar?” u shpreh Muçi, duke theksuar se bllokimi i pagës së gjyqtarëve do të përbënte një shkelje të dënueshme.

Anëtari Albens Tabaku ra dakord me shtyrjen e seancës, por kërkoi që të interpretohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të kuptuar nëse e lejonte Këshillin e Lartë Gjyqësor të vepronte në një rast të tillë. “Vendimi thotë se ishte detyrim i Kuvendit të miratonte ndryshimet ligjore brenda datës 31 korrik. Kuvendi nuk e ka zbatuar këtë detyrim. Është pikërisht ky mosveprim i Kuvendit që e vendos KLGJ-në në dilemën nëse duhet t’i zërë apo jo vendin. Të marrim kohë dhe të vlerësojmë nëse në rast të mosveprimit të Kuvendit, mund të veprojë KLGJ-ja,” kërkoi ai.

Kryetari i KLGJ-së, Ilir Rusi, konstatoi se kishte dy propozime, ai i tre anëtareve Muçaj, Muçi dhe Plaku për shtyrjen e seancës dhe paraqitjen e një drafti ku të jenë përllogaritur pagat sipas frymës dhe arsyetimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese duke përcaktuar dhe fondin e nevojshëm, si dhe propozimi i paraqitur nga Tabaku, i cili kërkoi kohë për të kuptuar situatën ligjore përpara se të vendoset.

Fillimisht u hodh në votim propozimi i tre anëtareve, i cili u miratua me shumicë. Tabaku dhe një anëtar tjetër ranë dakord vetëm për shtyrjen e seancës, ndërsa anëtari Klodian Kurushi votoi kundër shumicës. Rusi bëri me dije se mbledhja e radhës do të zhvillohet brenda javës që vjen, për t’i dhënë mundësi kalimit të buxhetit brenda kohës së nevojshme.

Etiketa: buxheti 2027-2029DrejtësiaGjykata KushtetueseKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJKuvendi i Shqiperisengërç institucionalpagat e gjyqtarëvepagat e magjistratëveRritja e pagaveShoqata kombetare e GjyqtareveShqipëriUnioni i Gjyqtareve
Tjetri
aerial view of city buildings during daytime

Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale

edhe një herë për çmimin e bananeve

Edhe një herë për çmimin e bananeve

09:31 | 05/09/2026
Traumë e trashëguar: Si i mundon ende të rinjtë lufta e Bosnjës

Vuçiçi i cilëson “budallallëqe” kritikat e BE-së ndaj nderimeve për Mlladiçin

17:50 | 04/09/2026
viber image 2026 09 04 14 05 08 143 1536x1152

Kosova padit zyrtarë serbë të sigurisë për masakrën në kompleksin e familjes Jashari

17:26 | 04/09/2026
protesta te 3 shi

Gjykata i shpall të paligjshme arrestimet e 14 protestuesve te Kryeministria

17:24 | 04/09/2026
klp bosh

KLP e kthen garën për kryeprokurorin e ri në ‘një lojë kungulleshkash’

15:27 | 04/09/2026
photo 2026 09 03 21 27 44

Meta pranon se mbylli gabimisht llogari të aktivistëve shqiptarë në Instagram

11:50 | 04/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.