• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në shoqërinë e kapitalit prona private është interesi më i lartë publik

by Ylli Manjani
05/09/2026 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Përtej debatit nëse kryeministri kishte apo jo të drejtë të ndërhyjë për të shpallur shpronësimin e dy “sherrxhinjve” të Orikumit, ka një pyetje shumë më të rëndësishme se vetë rasti: a mund të zhvishet prona private nga mbrojtja e saj, në një shoqëri që pretendon se është ndërtuar mbi ekonominë e tregut?

Po lë mënjnanë edhe argumentin e përdorjes së taksave për shpronësime kuturu. Po e lë jo se nuk vlen, por kam idenë se për taksat dhe harxhimin e parave që vijnë nga to, kultura kolektive nuk është aq imponuese.

Dua të merrem me thelbin e principit të shenjtërisë së pronës.

Në Shqipëri kemi krijuar zakonin e rrezikshëm që çdo problem ta zgjidhim me ekskavator, me VKM ose me një deklaratë politike. Por prona private nuk është një pengesë administrative që hiqet kur bezdis qeverinë. Ajo është themeli mbi të cilin ngrihet i gjithë sistemi ekonomik dhe juridik i një shteti liberal.

Shoqëria e tregut nuk ekziston pa pronën private. Kapitalizmi nuk fillon te biznesmeni, as te investitori, as te banka. Fillon te garancia se ajo që është e jotja nuk mund të merret sepse pushteti e konsideron të përshtatshme. Pikërisht kjo garanci krijon investim, zhvillim dhe besim.

Prandaj është paradoksale të dëgjosh argumentin se “interesi publik” kërkon të sakrifikohet prona private. Në të vërtetë, në një ekonomi tregu, mbrojtja e pronës private është vetë interesi publik më i madh. Sepse kur prona nuk është e sigurt, askush nuk investon, askush nuk ndërton dhe askush nuk beson se nesër do të gëzojë frytet e punës së tij.

Sigurisht që shteti ka të drejtë të shpronësojë. Kjo është e njohur në çdo kushtetutë demokratike. Por shpronësimi është përjashtim, jo rregull. Ai lejohet vetëm kur ekziston një interes publik real, i përcaktuar me ligj, me procedurë të rregullt dhe me dëmshpërblim të drejtë.

Shpronësim bëhet kur do ndërtohet një rrugë, shkollë apo spital që na intereson të gjithëve, dhe jo për të bërë ullishtë! Aq më pak ka kuptim interesi publik kur shpronësimi bëhet si ndëshkim për pronarët sherrxhinj! Nuk është një instrument ndëshkimi moral ndaj dikujt që sillet keq, as një mjet për të dhënë shembull publik.

Po kur zihen burrat me gratë e tyre duhet t’u marrim pronat?!

E ça fiton publiku këtu?!

Në momentin që shpronësimi përdoret si përgjigje ndaj sjelljes së pronarit, ai pushon së qeni institut juridik dhe bëhet sanksion politik. Sot mund të jenë dy sherrxhinj në Orikum. Nesër mund të jetë një biznesmen që kundërshton qeverinë. Pasnesër një qytetar që refuzon një projekt. Precedenti është shumë më i rrezikshëm se personazhet.

Kushtetuta nuk mbron njerëzit e mirë. Ajo mbron edhe njerëzit e këqij. Të drejtat kushtetuese nuk maten me karakterin e pronarit, por me kufijtë e pushtetit të shtetit.

Shumëkush mund të mos ketë asnjë simpati për protagonistët e Orikumit. Mund të kenë gabuar, mund të kenë qenë agresivë, madje mund të përgjigjen penalisht nëse kanë shkelur ligjin. Por dënimi penal dhe shpronësimi janë dy gjëra krejt të ndryshme. Njëri ndëshkon sjelljen. Tjetri prek një të drejtë themelore.

Historia e shteteve moderne ka treguar se prona private nuk është thjesht një e drejtë ekonomike. Ajo është kufiri që ndan qytetarin nga pushteti. Sa herë ai kufi dobësohet në emër të një interesi të momentit, dobësohet edhe liria.

Prandaj pyetja nuk është nëse Rama kishte të drejtë me dy sherrxhinjtë e Orikumit. Pyetja është nëse Shqipëria do të mbetet një shtet ku prona merret vetëm sipas ligjit, apo një vend ku prona mund të merret sipas humorit të pushtetit.

Në një shoqëri të tregut, prona private nuk është pengesë për interesin publik. Fjala vjen, shteti disi e orienton apo detyron pronarit ta bëjën pronën e tij ullishtë. Dhr ullishtja private është e sigurtë që do jetë më e mirë se ajo e shtetit.

Prona private është pa dyshim më e mira për zhvillim. Ajo është interesi publik më i lartë. Sepse aty ku mbaron siguria e pronës, fillon pasiguria e lirisë.

Next Post
“Unioni duhet të ndryshojë, ndryshe Shqipëria…”- Rama nga forumi: Falenderojmë Putinin, por ‘Titaniku’ s’po merr kthesën dhe para kemi një ajsberg (VIDEO)

“Unioni duhet të ndryshojë, ndryshe Shqipëria...”- Rama nga forumi: Falenderojmë Putinin, por ‘Titaniku’ s’po merr kthesën dhe para kemi një ajsberg (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com